Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: PËRTEJ VALLES

Nëse hapat e tu t’shpien n’majë t’asaj kodre
më lule plotë n’duar do t’pres
e di se do pulsosh thellë kur t’më shohësh në sy
vera piqet veç tu t’shiku ty!

Këmbëzbathur do ecim mbi këtë bar
t’i kap fluturat, unë t’i ve në ballë
pasionin ma shuan gjoksi yt si shkëmb i zverdhur
prej tyre gufu kanë edhe trutë e mi!

Këtë kodër e skalit veç dielli, n’katër krahë
gjithçka shoh natyrshëm deri nalt përmbi re
do nisem tek kodra e pjerrët
për t’thënë një fjalë që nuk është thënë
mos dashuro aq shumë
n’përputhje më zemrën e trupit tënd!

26 Mars 2021.

Please follow and like us: