Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë aktori shqiptar, Rasim Thaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i njohur në Kosovë Rasim Thaçi. Lajmi është bërë me dije nga Klinika Infektive, ku ishte shtruar prej ditësh dhe po merrte trajtimin kundër Covid-19. Ndërkohë 10 ditë më parë familjarët e të ndjerit kishin kërkuar gjak, ku edhe e kishin siguruar pas apelit. Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima do të mbetet përherë në kujtesën e publikut shqiptar për rolet e shumta komike.

Please follow and like us: