Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: HËNA E PËRFLAKUR

Hëna u bë hark e u përkul
u ndrydhë e ra n’degë t’lisit
pastaj si gogël u rrokullis
e ra n’fund t’pusit!

Dielli flakë u ndez
rrugën do ta ndriçojë edhe për ty
nga ai pus po si gogël do t’nxjerr!

Atje prapë t’i moj hënë do vesh nur
çdo kush mund të bie
por t’rrallë janë ata që ngrihen serish!

Elegji është dhembja, por edhe bukuri
çdo kush ka shkëlqimin
por dikush s’mund ta vërej!

Hëna nuk është fryt t’bie, ty tu duk ashtu
as zjarr që t’ngrohë veç ty
është hark që përflak butësisht më ngjyra gri mu dhe ty!


29. III. 2021

Please follow and like us: