Albspirit

Media/News/Publishing

Vjosa Osmani zgjidhet me 71 vota Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota (nga 82) si presidentja e gjashtë i republikës së Kosovës dhe e dyta grua që mban këtë detyrë.

Në votimin e parë të shtunën votuan vetëm 78 deputetë pa bërë të mundur arritjen e korumit të nevojshëm që është 80. Tre disidentët e LDK-së Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, ndonëse ishin prezent në sallë nuk hodhën votë duke e dështuar procesin.

67 votat e koalicionit qeverisës, pra ato që mori Albin Kurti për kryeministër dhe plus votat e pavlefshme të LDK-ë dhe pjesmarrja në votim e dybdeputeteve që tradhëtuan partitë e tyre PDK e AAK (që plotësuan detyrimin për pasjen e mbi 80 fletëvotomeve në kuti) bënë që ajo të zgjidhet që raundin e tretë.

Vjosa Osmani e nisi karrierën në kabinetin e presidentit Fatmir Sejdiu. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo garoi dhe u bë deputete e Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2019 ajo u bë kryesuesja e listës së LDK-së dhe më pas në zgjedhjet që u fituan bashkë me vetëvendosjen ajo u zgjodh kryetare e kuvendit.Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit ajo kreu detyrën e presidentes së përkohshme. Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit ajo garoi me ekipin e saj “Beso” në listën e Vetëvendosjes prej nga ku doli si personaliteti më i votuar në Kosovë me 300 mijë vota.