Albspirit

Media/News/Publishing

Tom Doshi tërhiqet nga gara elektorale, letër drejtuar KQZ për zëvendësim

Kreu i PSD Tom Doshi është tërhequr nga gara elektorale, vetëm disa orë pas nisjes së numërimit të fletëve të votimit.

Edhe pse Exit Poll-et e nxirrinin fitues të paktën të mandatit të tij, Doshi është dorëhequr në mënyrë të parevokueshme, përmes një kërkese drejtuar KQZ-së.

Doshi shprehet se tashmë, mandati i tij i kalon kandidatit tjetër te PSD ne liste.

“Unë  i nënshkruari Tom Doshi, me vullnetin tim të lirë dhe të plotë, deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ, sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Tom Doshi.

Please follow and like us: