Albspirit

Media/News/Publishing

American Jewish Congress uron Presidentin e Zgjedhur të Izraelit, Isaac Herzog

American Jewish Congress (Kongresi Hebre Amerikan) uron zotin Isaac Herzog për zgjedhjen si Presidenti i Njëmbëdhjetë i Shtetit të Izraelit. Presidenti i zgjedhur Herzog dhe familja e tij, në veçanti babai i tij, ish-Presidenti Chaim Herzog, kanë dhënë një kontribut të madh për përparimin dhe progresin e Izraelit. Zoti Herzog është një lider i jashtëzakonshëm që do t’i shërbejë me devotshmëri Shtetit të Izraelit.

Një mik i vjetër i organizatës sonë, Presidenti i zgjedhur Herzog është i pozicionuar si askush tjetër për të drejtuar një shoqëri izraelite me shumë diversitet dhe për të shërbyer si një figurë realisht përbashkuese. Një personalitet i përkushtuar publik me eksperiencë të jashtëzakonshme institucionale, zoti Herzog i ka shërbyer Izraelit në kapacitete dhe role të ndryshme përgjatë viteve, duke përfshirë si ligjvënës në Knesset, si lider i Ministrive të ndryshme Qeveritare, dhe më rishtazi si Kryetar i Agjensisë Hebraike (Jewish Agency).

Ne dëshirojmë të falenderojmë Presidentin Reuven Rivlin për shërbimin dhe lidershipin e tij. Përgjatë mandatit të tij, Presidenti Rivlin ishte i aftë në navigimin e situatave sfiduese ndërkombëtare për Izraelin, si dhe në mjedisin e brendshem kompleks politik. Ai tregoi se ishte thellësisht i përkushtuar për marrëdhëniet SHBA-Izrael dhe për të thelluar lidhjet e Izraelit me diasporën globale hebraike.

Në këto kohë të vështira, Kongresi Hebre Amerikan mbështet fuqimisht Izraelin dhe mezi presim të punojmë nga afër me Presidentin e zgjedhur Herzog në ditët në vazhdim.

Please follow and like us: