Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Eynat Shlein 

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune, me Ambasadoren Eynat Shlein, Shefe e MASHAV në Izrael, Agjencia e Kooperimit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

 Pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Eynat Shlein, Shefe e Agjencisë së Izraelit për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHAV) në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit. Biseduam për programet që MASHAV është e gatshme t’i ofrojë për partneritet me Republikën e Kosovës; nga menaxhimi i ujit në bujqësi te arsimi, shëndetësia, zhvillimi i komunitetit, sipërmarrja dhe biznesi, barazia gjinore e fuqizimi i grave”, tha ambasadorja Demiri.
Please follow and like us: