Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kananasi Karapidou: Malli i shpirtit

 

Malli shpirtin më lëngon,

Ma mbështjell një pëllëmbë, grusht.

Era e detit m’fshikullon,

Lotët që më rrjedhin çurg.

 

Dhembja e zemrës, det i thellë,

Mes furtunash përgjërohet,

Nënë sa dua pranë të kem,

E në gjoksin tënd t’lëshohem.

 

Të ndjej ngrohtësinë e fjalës,

Bijë më erdhe përsëri.

Por kjo herë do të jetë kaq ndryshe,

Derën s’do ma hap njeri.

 

Ajo derë u mbyll për jetë,

Nënë tek porta s’do më presësh.

Mallin e shpirtit do ta fsheh,

Të ngrohtë do e ruaj në folenë e zemrës.

 

Selanik, 6. 6. 2021.

Please follow and like us: