Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi Beati: TITANI DHE TITANESHAT NË OBORRIN E STUDIOS

Derdhja e dytë në allçi, pas një kohe të gjatë që kërkoi punë për modelime më të detajuara.

Një ditë e gjatë pune, nën dritën e fortë të Diellit dhe bardhësisë së allçiut, por pas saj duhet dhe pak hije, pak errësirë.

Goditjet e forta dhe të zhurmshme në hapjen e negativave në allçi, duken sikur e lëndojnë pozitivin e modelit të bërë në baltë.

Ndryshe është dhimbja e lindjes në gurë, mermer etj.

Në të dy rastet ka hapje, ka rrugë drejt lirisë dhe kurioziteti është gjithmonë si do dalin, por kjo e allçiut është e shpejtë, ndërsa e gurit e ngadaltë.

Ndërsa në allçi është rilindje,

në gur e mermer është veçse lindje.

Por mermeri është larg për ne dhe kjo e vërteton thënien:

Më i shtrenjtë djepi se djali.

Një natë nën mbrojtjen e titanit, titaneshat duhet të shlodhen, por nesër në mëngjes ato prap aty do t’i gjejë, me fytyrën nga porta duke pritur liberatorin nga allçia.

Ura e Beshirit. 2.6.2021.

Please follow and like us: