Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet e turpshme presidenciale të Regjimit Iranian dhe bojkoti masiv do të çojnë në Kryengritjen e popullit deri në Rrëzimin e Mullahëve

Sokol Beqiraj
Irani, drejtohet sot nga një diktaturë që vrau 1500 njerëz në rrugë vetëm gjatë protestave të Nëntorit 2019. Lideri suprem i regjimit Ali Khamenei nuk mund dhe nuk do të lejojë demokraci në vendin e tij. Kandidatët e aprovuar nga Këshilli i Kujdestarisë janë filtruar që të jenë besnikë të udhëheqësit suprem. Këshilli i Kujdestarit kualifikoi vetëm shtatë zyrtarë për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithçka është në favor të Ebrahim Raisit, i cili është kandidati i preferuar i Khameneit, pavarësisht nga, kjo lufta për pushtet brenda regjimit intensifikohet çdo dite. Ndërsa të gjithë këta kandidatë kanë qenë të përfshirë në krimet e regjimit për 42 vitet e fundit dhe kanë mbajtur poste kyçe. Ebrahim Raisi ka patur pozicione të ndryshme në pushtet, nga prokurori publik,ai u bë kreu i Astane Quds Razavi (gjigandi ekonomik dhe financiar i regjimit), duke vazhduar të bëhet kreu i gjyqësorit në pesë vitet e fundit dhe tani kandidon për president, domethënë pasardhësi i Khamaneit për udhëheqjen supreme. Ebrahim Raisi me vetëm gjashtë vjet arsim fillor është i njohur për rolin e tij në masakrën e vitit 1988 të 30,000 të burgosurve politikë në Iran, nga të cilët shumica dërrmuese ishin anëtarë dhe simpatizantë të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK). Të ashtuquajturit kandidatë të tjerë nuk janë asgjë tjetër veçse kukulla që luajnë rolin e tyre në këtë farsë mashtruese të quajtur zgjedhje. Prandaj me të drejtë, punëtorët, fshatarët, intelektualët kanë vendosur ti bojkotojnë këto zgjedhje. Vota e tyre është ndryshimi i regjimit.
Regjimi iranian është krejtësisht i zhytur në kriza të brendshme e ndërkombëtare. Këto kriza janë aq të gjera e të thella saqë do të çojnë në rrëzimin e regjimit. Në mënyrë që ta parandalojë këtë fat të pashmangshëm, Lideri Suprem Khamenei po përpiqet ta unifikojë regjimin dhe t’i mbyllë të gjitha hendeqet apo ndryshimet e mundshme. Duke ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2021 në Iran, Khamenei ka për qëllim të instalojë presidentin e zgjedhur prej tij dhe t’i vërë të gjitha instrumentet e pushtetit në Iran nën udhëheqjen dhe kontrollin e vet. Duke vepruar kështu, Khamenei mendon se planet e tij për shtypjen e çdo kryengritjeje të mundshme në Iran, mbështetja e tij për grupe terroriste të rajonit si Hezbollah dhe Houthi, dhe qëllimi i tij për të prodhuar një bombë atomike do të garantojnë mbijetesën e regjimit të tij.
Në shumë qytete të Iranit si në Teheran, Shiraz, Isfahan, Mashhad, Sanandaj, Semnan, Behbahan, Yasuj, Omidiyeh, Hamidiyeh, Shahin Shahr, Mahshahr, Arak, Dezfoul, Firouzabad, Lar (provinca Fars), Qazvin, Behshahr, Shahr-e Rey, Andimeshk, Abadan, Marvdasht, Karaj, Nishabur, Khorramabad dhe Ahvaz janë mbushur me parrulla të tilla si “Vota e popullit iranian është ndryshimi i regjimit, po për një Iran demokratik”, “Jo për zgjedhjet e rreme, jo për sundimin e mullahëve, po për lirinë”, “Rregulli i Khameneit është i paligjshëm.
Ditët e fundit, pjesëtarët e diasporës iraniane, mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), kanë zhvilluar tubime në Europë, duke u dhënë jehonë thirrjeve të shtuara brenda Iranit për bojkotim të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në qershor. Pjesëtarët e diasporës iraniane, vazhduan gjithashtu protestën e tyre në Amsterdam të Hollandës të mërkurën. Duke mbajtur pankarta me thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, ata shprehën mbështetje për planin me dhjetë pika të zonjës Raxhavi për një Iran demokratik në të ardhmen. Në të gjitha vendet e Europës, iranianët kanë theksuar në protestat e tyre se regjimi gjendet në një rrugë pa krye. Gjatë ditëve të fundit, në mbi 310 zona në të gjitha provincat e Iranit janë zhvilluar veprimtari që bënin thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në qershor.
Pas tre kryengritjeve të mëdha anti-regjim në vitet e fundit ku populli iranian kërkoi përmbysjen e regjimit, udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei ka nevojë për të ashtuquajturat zgjedhje për të legjitimuar sundimin e tij. Por zemërimi shoqëror ndaj regjimit ka ngritur shumë shqetësime midis sundimtarëve klerikë në Iran sepse frika e regjimit është kryengritja e popullit iranian që do të çojë në rrëzimin e tij. Lidhur me këtë, Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë: “Skualifikimi i individëve si Brigadier Gjenerali Ali Larijani i IRGC-së, arkitekt i censurës dhe represionit, kryetar i parlamentit të regjimit për 12 vite, dhe gjithmonë pjesë e rrethit të brendshëm të Khameneit, do ta bëjë bazën e pushtetit të regjimit më të ngushtë e më të brishtë, do t’i ashpërsojë në mënyrë të paprecedent grindjet e brendshme të regjimit, dhe si rrjedhim, do ta përshpejtojë procesin e shpërthimit të brendshëm drejt përmbysjes së regjimit”.

Please follow and like us: