Albspirit

Media/News/Publishing

500 mijë protestues në kryeqendrën iraniane, 40-vjetori i Rezistencës Mbarëkombëtare

Festohet 40-vjetori i fillimit të rezistencës mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal, demonstratës së 500,000 njerëzve në Teheran, dhe Dita e Dëshmorëve e të Burgosurve Politikë

Maryam Rajavi:

  • Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit ka demonstruar vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin. Ky bojkot është një tjetër pasqyrim i kryengritjes së lavdishme të nëntorit 2019. Në këtë bojkot mund të dëgjohet zhurma e hapave të kryengritjeve në horizont.
  • Përpjekja me anë të farsës së zgjedhjeve të regjimit klerikal dhe instalimit të laros së masakrës së 1988-ës si president është e dënuar të dështojë dhe nuk do ta shpëtojë regjimin. Ajo hedh edhe më shumë dritë mbi asgjësimin e tij politik dhe përmbysjen e ardhshme. Raisi nuk është zgjidhje për regjimin, por një simbol i rrugës qorre në të cilën ai ndodhet. Emërimi i Raisi-t tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. Mund të bëhet president i regjimit vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK.
  • Njëkohësisht janë zhvilluar tubime të mbështetësve të rezistencës në kryeqytetet madhore europiane, ku është bërë thirrje që t’i kërkohet llogari Raisi-t, vrasësit të Muxhahedinëve.

Iran: Celebrating The 40th Anniversary Of The Start Of The Nationwide ResistanceIran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

Të dielën, më 20 qershor 2021, u zhvillua një tubim i madh me rastin e 40-vjetorit të 20 qershorit 1981, datë kur filloi rezistenca mbarëkombëtare kundër diktaturës fetare që sundon Iranin, dhe që emërtohet si “Dita e Dëshmorëve dhe të Burgosurve Politikë” në Ashraf 3. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), mori pjesë dhe foli në këtë event. Morën pjesë online edhe mbështetës iranianë të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe NCRI nga e gjithë bota. Më 20 qershor 1981, mbi gjysëm milioni mbështetës të MEK organizuan një demonstratë në Teheran për të protestuar kundër shtypjes së lirive bazë. Me urdhër direkt të Khomeini-t, ky marshim paqësor u shndërrua në një kasaphanë.

Në eventin e sotëm, të zhvilluar dy ditë pas maskaradës së zgjedhjeve të regjimit, zonja Rajavi tha se bojkoti mbarëkombëtar i popullit iranian ndaj farsës së zgjedhjeve të regjimit klerikal është i denjë për një përgëzim historik. Fakti që ka emëruar një vrasës të masave dhe kriminel kundër njerëzimit si president, tregon që diktatura fetare po shkon poshtë e më poshtë, dhe duhet të përmbyset, tha ajo.

Zonja Rajavi shtoi se, pas këtyre zgjedhjeve të turpshme, diktatura fetare do të jetë më e dobët dhe e brishtë. Me në krye laron e masakrës së 1988-ës, do të kryejë krime edhe më të rënda. Raisi duhet të përballet me drejtësinë në një gjykatë ndërkombëtare.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së vuri në dukje se përpjekja e regjimit klerikal me anë të farsës së zgjedhjeve dhe instalimit si president të laros së masakrës së 1988-ës dhe vrasësit në masë të MEK është e dënuar të dështojë dhe nuk do ta shpëtojë regjimin. Ashtu siç nuk e shpëtoi diktaturën e Shahut emërimi i Gjeneralit Az’hari [në muajt e fundit të sundimit të Shahut]. Asnjë zhvillim tjetër i brendshëm i regjimit nuk do të mund të hidhte më shumë dritë mbi vdekjen e tij politike dhe përmbysjen e ardhshme. Ai nuk është zgjidhje për regjimin por një simbol i rrugës qorre ku regjimi ndodhet dhe i faktit që nuk i ka mbetur më asnjë rrugëdalje. Për më tepër, emërimi i tij tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. Mund të bëhet president i regjimit vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK. Si rrjedhim, Khamenei e ka pranuar si skandalin e emërimit të këtij personi, ashtu edhe turpin e zgjedhjeve të bojkotuara. Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit ka demonstruar vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin. Ky bojkot është një tjetër pasqyrim i kryengritjes së lavdishme të nëntorit 2019. Në këtë bojkot mund të dëgjohet zhurma e hapave të kryengritjeve në horizont.

Ajo shtoi: Në mënyrë që t’i ngushtonte radhët e regjimit për t’u përballur me kryengritjet popullore, Khamenei nga njëra anë ia hapi rrugën përhapjes së koronavirusit në Iran, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300,000 bashkatdhetarëve tanë deri më sot. Nga ana tjetër, ai instaloi Ebrahim Raisi-n, laron e masakrës së 1988-ës, si president. Më shumë se kushdo tjetër, Khamenei është i vetëdijshëm për gjendjen në degjenerim e sipër të regjimit të tij si dhe për gatishmërinë e shoqërisë për ta përmbysur atë. Si pasojë, ai ka marrë një pozicion mbrojtës, duke i ngushtuar radhët në majë të regjimit, dhe duke hyrë në luftë me shoqërinë iraniane dhe komunitetin ndërkombëtar.

Duke iu referuar studimeve të bëra nga akademikë iranianë në universitetet e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tregojnë se numri i të vrarëve në nëntor 2019 është afërsisht tre herë më i lartë se shifra 1,500 e deklaruar nga PMOI në atë kohë, Presidentja e zgjedhur e NCRI tha: Përjashtimi i fraksionit rival nga parlamenti i mullahëve, vrasja e protestuesve të nëntorit 2019, strategjia e shkaktimit të viktimave në masë nga koronavirusi, vjedhja nga xhepat e popullit dhe plaçkitja e pasurisë së tij, sulmet me raketa ndaj anijeve, cisternave të naftës, apo qendrave që i përkasin vendeve fqinje e SHBA-së, si dhe avancimi me programin bërthamor. Të gjitha këto janë pjesë e një strategjie që e gjen shprehjen e saj politike tek presidenca e laros së masakrës së 1988-ës. Por kjo strategji nuk ka asnjë mbështetje socio-ekonomike apo ndërkombëtare. Në fakt është një strategji që do ta bëjë regjimin më të brishtë dhe do ta përkeqësojë së tepërmi konfliktin e tij me shoqërinë iraniane.

Iran: Celebrating The 40th Anniversary Of The Start Of The Nationwide ResistanceIran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

Të dielën, mbështetësit e MEK dhe Rezistencës Iraniane zhvilluan tubime në disa kryeqytete dhe qytete madhore europiane, si Londra, Kolonja, Viena, Oslo, Gjeneva, etj. Gjatë këtyre tubimeve, ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë fund të gjitha marrëdhënieve dhe paqësimit të këtij regjimi, presidenti i të cilit është një nga kriminelët më të mëdhenj kundër njerëzimit në kohërat moderne.

Në tubimin e sotëm, dhjetëra përfaqësues të shoqatave rinore dhe mbështetës të rezistencës në vende të ndryshme folën në përkujtim të përvjetorit të ditës së rezistencës. Në fund të tubimit në Ashraf 3, pjesëmarrësit bënë homazhe për 120,000 dëshmorët e Rezistencës Iraniane të cilët dhanë jetën e tyre në rrugën drejt lirisë në Iran.

Please follow and like us: