Albspirit

Media/News/Publishing

Radio Kombëtare e Francës përzgjedh albumin e ri të kompozitorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Thoma Simaku

Radio Kombëtare e Francës, ‘France-Musique’, ka përzgjedhur albumin e ri të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku në listen e CD-ve më të mira (coup de coeur) për sezonin 2020-21.

Një program special do të transmetohet ditën e djelë më 4 korrik 2021 – programi mund të dëgjohet në këtë link.

https://www.francemusique.fr/emissions/en-pistes-contemporains/en-pistes-contemporains-special-coup-de-coeur-de-la-saison-96489?fbclid=IwAR2UmMNdLqtWfbIJe5uJIo1AjlsVcnaNMriwnsdhxnQbEH-aXrOpq8O6O6A

Më 7 shkurt 2021 France-Musique transmetoi muzikën e kompozitorit shqiptar nga ky album duke e cilësuar atë si ‘muzikë mahnitëse’.

https://www.francemusique.fr/emissions/en-pistes-contemporains/actualite-cd-de-la-creation-thomas-simaku-aleksander-nowak-raphael-cendo-thierry-huillet-max-richter-91524?fbclid=IwAR2UsukkBWrUFGMvxSnU0l9p7Jw83Irxie8IQqP7sBeOsTNYKAAEzaD4P_gPi

Ky album, që mban titullin ‘con-ri-sonanza’, doli në treg nga Shtëpia Diskografike Suedeze BIS Records në nëntor 2020. Në të përfshihen gjashtë vepra të interpretuar nga pianisit anglez me banim në Berlin Joseph Houston; dhe kuarteti parizian Quatuor Diotima, si dhe kuinteti për piano dhe kuartet harqesh ‘con-ri-sonanza’ – titullin e të cilit mban dhe vetë albumi. Brenda këtyre pak muajve albumi i kompozitorit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e kritikës ndërkombētare  me reçensione të shkëlqyera ne disa nga revistat muzikore më prestigjoze në Angli (Gramophone dhe BBC Magazine), Francë (Diapason), Gjermani (Neue Zeitschrift für Musik and Das Klassik & Jazz) dhe SHBA (Fanfare Magazine).

Please follow and like us: