Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: Përkufizimi

N’çdo kodër rritën dru, shkurre e barishte,
por jo çdo bimë e egër rritet atje lartë
frutat e verdha i valëvit era
sa s’mban më kjo degë as edhe një kokërr!

Dy faqet dielli fort t’i kish pjekë
ti ec, kur shija lëng rrjedhë në çdo skaj
ç’më duhet goja jote
që veç n’këtë frut shije kam!

Please follow and like us: