Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: BILBILI

Bilbili këndon më zë kokëposhtë
për t’kënaq plakun e gjorë
po zemra e tij s’mund t’pulsojë në çdo çast
zëri iu shtirr që t’i ve në gjumë
plakun dhe qenin leshtak!

I mërzitur mbet ky plak
rrotullohet egërsisht i hidhet qenit leshtak
pse s’këndon ti?
që unë të fle mbi hënën i qetë
prej degëve bien fletë!

Kjo pemë është vjelë, s’ka as fletë
e ti zap bën
iku dita, e ti prite t’shkrepej zëri bilbilit sado pak
por jo, veç filizat fërgëllojnë atje lartë!

Bilbilit n’degë dielli ia skuqi faqet prush
gjithçka është si hark
unë poshtë, ti lartë
kaq afër, sa larg
pastaj,
po si i dehur sytë iu venë flakë
plakut, e jo qenit leshtak!

05.VII.2021

Please follow and like us: