Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjës

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka shkarkuar ditën e sotme kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK i akuzuar për disa raste korrupsioni, teksa sëbashku me të janë arrestuar dhe 10 persona të tjerë.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

Please follow and like us: