Albspirit

Media/News/Publishing

Saba Kord Afshari dhe Rahaleh Ahmadi Asl ngritën një akt proteste

Saba Kord Afshari dhe nëna e saj, Raheleh Ahmadi Asl, kanë deklaruar se ato vetëpërmbahen nga vajtja në sallën e vizitave si një akt proteste kundër privimit nga telefonatat dhe vizitat ndër-burgje.

Amin Vaziri, ndihmësprokurori që mbikëqyr çështjet e të burgosurve politikë, i cili gjithashtu ka marrë në pyetje Saba Kord Afshari, ka urdhëruar ndalimin. Ndalimi është në kundërshtim me ligjet e burgut të regjimit klerikal të cilat parashikojnë vizita midis anëtarëve të familjes, edhe nëse ata janë të paraburgosur në burgje të ndara.

Saba Kord Afshari është ndaluar në Repartin 6 të Burgut Qarchak midis kriminelëve të rrezikshëm, në shkelje të parimit të ndarjes së krimeve.

Znj. Raheleh Ahmadi Asl është e ndaluar në repartin e grave në Burgun e Evin. Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në prag të paralizës.

Please follow and like us: