Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: NJË VEGIM RI LIND PREJ HIRIT…

Paska plasur cipë e dimrit që e tret dëborën,
mbushur vezullim e kundërmime mali,
dhe vegimi – shpuzarak rilindur prej hirit,
qarkuar si shall, përplot rrëkeza ujrash e bari.
Vegim i krijuar prej shpuzë flake e shojza malli,
lëkurënxirë nga diejt e detit të egër,
që krahët përplas horizontesh nëpër qiej.
Asnjë zjarr s’mund të djegë, qenke zjarri vetë.
E putha dhuratën e ajërt të vegimit,
më mbeti në gojë shija e jamballit,
gjersa kënduan gjelat në mëngjes.
A s’është dashuria që e bën shiun të bjerë…?
Please follow and like us: