Albspirit

Media/News/Publishing

IREX: Medias në Shqipëri nga tërmeti dhe pandemia iu shtuan edhe konspiracionistët e tejshkarë

IREX, një organizatë jofitimprurëse specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global, ka publikuar një raport të ri të quajtur Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) për vitin 2021, i cili përqendrohet tek faktorët që kanë ndikuar sektorin e medias dhe të informacionit në 13 vende, në Evropë dhe Euroazi gjatë periudhë së pandemisë.

SHQIPERIA:

Në Barometrin e Informimit të Pastër Shqipëria rezulton me një total të përgjithshëm prej 22 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi pastër apo me një sistem të qëndrueshëm informacioni. Në raport thuhet se ndërsa mjedisi mediatik në vend gëzon një infrastrukturë që i plotëson nevojat, kontrolli i fakteve dhe verifikimi i informacionit së bashku me cilësinë e tij, nuk janë në të njëjtin nivel, duke çuar në përhapjen e dezinformacionit, veçanërisht në mediat në internet.

Efektet ekonomike të pandemisë e tkurrën tregun e reklamave edhe më shumë, duke i bërë mediat edhe më të dobëta ndaj presionit ekonomik, gjë që siç thuhet në raport mund ta ndikojë pa pavarësinë e tyre.

Sipas Barometrit ndërsa legjislacioni shqiptar në përgjithësi garanton të drejtën për liri të shprehjes e liri të shtypit, në praktikë gazetarët janë të pambrojtur dhe shpesh i nënshtrohen autocensurës. Megjithë burimet e shumta të informacionit në dispozicion, problemet me cilësinë dhe pavarësinë e tij vazhdojnë, ndërsa përqendrimi në disa duar i tregut mediatik është intensifikuar më tej sipas raportit.

Pavattësisht se ekzistojnë shumë kanale të informimit, në kuptim të qasjes dhe teknologjisë, informacioni i ofruar është rrallë cilësor ose i pavarur. Lajmet profesionale dhe e të pavarura lidhet kryesisht me media të themeluara nga organizata të shoqërisë civile, të cilat nuk janë nën ndikim politik ose ekonomik.

Në raport thuhet se nuk ka një shqyrtim të duhur të fakteve e verifikim të burimeve dhe se artikujt shpesh lidhen thjesht me deklaratat e politikanëve, pa ndonjë hetim të mëtejshëm. Mediat në internet shihet veçanërisht si problematike, duke pasur parasysh prirjen e tyre për të publikuar me shpejtësi lajme, pa verifikuar saktësinë e tyre, çka bën që keqinformimi të përhapet gjerërisht.

Raporti konstaton se në përgjithësi, gazetarët nuk i përhapin qëllimisht dezinformacionet apo gjuhën e urrejtjes, por ndonjëherë bien pre për shkak të neglizhencës profesionale ose presionit nga një palë e tretë.

Në raport thuhet se ngjarjet e fundit, të tilla si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia, nxitën përhapjen e informacionit të pasaktë në media.

Raporti konstaton se zbatimi i ligjit mbi informimin publik është përkeqësuar dhe se informacioni i siguruar nga qeveria ka tendencë të jetë i njëanshëm. Në përgjigje të kërkesave të gazetarëve për informacion, zyrtarët e kanë zëvendësuar mosdhënien e përgjigjes, me dhënie të informacionit të përgjithshëm që zakonisht nuk është shumë i vlefshëm. Në përgjithësi, thuhet në raport, legjislacioni ekzistues garanton lirinë e shprehjes dhe të shtypit, por në të shihet si një hap pas, miratimi në fund të 2019-s i një ligji që u konsiderua kufizues për mediat online (e ashtuquajtura paketa antishpifje), në kundërshtim me mendimin e komunitetit të medias. (Pasi presidenti i vuri veton ligjin ai ndodhet në parlament dhe mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej me të). Në raport thuhet se presioni politik ekziston, por ai ushtrohet përmes pronarëve, në vend që të zbatohet drejtpërdrejt tek gazetarët./Marrë me shkurtime nga VOA/

Please follow and like us: