Albspirit

Media/News/Publishing

Pranga për 2 mijë euro zv.ministres Rovena Voda, punësoi Majlinda Beun

Kur pritej që SPAK të shkonte më lart për vjedhjet në tenderin prej 2.8 miliard lekësh, prokurorët specialë kanë bërë një lëvizje anash. Në pranga ka rënë ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda për një aferë banale, që nuk shkon përtej 2 mijë eurove. Bëhet fjalë për një vend pune në shtet, në shërbimin civil, që Rovena Voda ia ka siguruar të njohurës së saj Florinda Beu. Kjo ka dhënë 2 mijë euro nëpërmjet avokates Majlinda Hasani që ia ka kaluar ryshfetin zv.ministres e cila më pas ka ndikuar për emërimin. Prokurorët e SPAK po hetonin një çështje tjetër, por rastësisht u ka dalë në përgjime Voda që premtonte punësimin në shtet për 2 të njohurat e saj Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Për këtë ajo është arrestuar dhe për momentin është në arrest shtëpie.

 

Please follow and like us: