Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: PERËNDITË CAKTUAN FATIN TËND

Po errët, mjegull ka rënë
symbyllazi ecën ngadalë
t’paska ikur edhe hija e mesditës
shtrirë mbi jastëkun e qëndisur
dielli veç ty t’begenis e zemra fort t’pushon!

Perënditë caktuan fatin tënd
zverdhur mos rri, buzëqesh më modesti
është radha e juaj, s’ke çka klith
t’kësaj jete t’vuajtur veç lot n’fund!

T’shtrëngoi frika, hutimi dhe budallallëku
gog s’bëre si pa gojë n’këtë furrik
ky çast fryn zefir sa t’qau daullen e veshit tejpërtej
vetëm gjithkush rri nën dhe si ky gur që ecën e s’mund ta zësh!

16. VII. 2021.
Please follow and like us: