Albspirit

Media/News/Publishing

Demiri flet para të rinjve në Jeruzalem: Kosovë-Izrael me lidhje të forta historike!

Ambasadorja e Kosovës në Izraeli, Ines Demiri, mori pjesë si e ftuar dhe mbajti një ligjëratë në organizatën “Orthodox Union” (Unioni Ortodoks) në Izrael dhe “Camp Dror” (Kampi Dror), para një audience të përbërë nga vajza dhe djem të rinj në Jeruzalem. Demiri theksoi në fjalën e saj, lidhjen e fortë midis hebrenjve dhe Kosovës që daton nga Lufta e Dytë Botërore kur shqiptarët nga Kosova shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti.

 

Postimi i plotë:

“Shpreh falënderimin tim të veçantë ndaj organizatës “Orthodox Union” (Unioni Ortodoks) në Izrael dhe “Camp Dror” (Kampi Dror) që më ftuan të flas para një audience të përbërë nga vajza dhe djem të rinj brilant në Jerusalem.

Pata nderin dhe kënaqësinë që t’u tregoja atyre për Kosovën, marrëdhëniet Kosovë-Izrael, për atë se çfarë nënkupton të jesh lider, si dhe theksova lidhjen e fortë midis hebrenjve dhe Kosovës që daton nga Lufta e Dytë Botërore kur shqiptarët nga Kosova shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.

Please follow and like us: