Albspirit

Media/News/Publishing

Angela Merkel feston 67-vjetorin

Kancelarja gjermane Angela Dorothea Merkel festoi ditëlindjen e 67. Merkel ka lindur me 17.07.1954. në afërsi të Hamburgut, si fëmija i parë i teologut evangjelist Horst Kasner dhe gruas së tij Herlind Kasner. Në vitin kur lindi Angela Dorthea familja u zhvendos nga rrethina e Hamburgut për në lindje të Gjermanisë. Ka studiuar fizikën dhe ka doktoruar në këtë fushë, por pas ribashkimit të vendit, në vitin 1990, është futur për herë të parë në parlamentin gjerman, ku ka qenë për shtatë mandate. Në vitin 2005 u zgjodh për herë të parë kancelare e Gjermanisë. Mbiemrin e sotëm e mban nga martesa e parë në vitin 1977, me studentin e fizikës Ulrich Merkel, të cilin e ka njoftuar gjatë një udhëtimi në Rusi, në vitin 1974, por martesa e tyre ka zgjatur vetëm pesë vjet.

Apartamenti i thjeshtë ku jeton kancelarja Angela Merkel përballë milirderëve të politikës shqiptare

Please follow and like us: