Albspirit

Media/News/Publishing

Eli Fara: Gjithë jetën time ia kam kushtuar artit të këngës!

 

Zoti më ka bekuar me zërin që më fali, gjithë jetën time ia kam kushtuar artit të këngës! Ndjej neveri të pa fund për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht!

Ndjej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë! Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd kurrë në jetën time! Kam punuar fort dhe jam krenare për rrugën që kam ndjekur për të përballuar çdo gjë me djersën time, jam krenare për edukatën që më kanë dhënë prindërit e mi të mrekullueshëm larg të këqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se në botë ka njerëz kaq të ligj, të paskrupullt dhe abuzivë! Përse i ka sjellë zoti në këtë botë? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88-vjeçar duke shkulur barishtet e këqia në oborr, si mendoni do shpëtojë nga ato? Zoti e bëftë mirë për të gjithë ne!

Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë! Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!

Thonë që në ditët më të vështira njeh ata që të duan, por edhe ata që mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin. Për këta të fundit nuk dua të flas më shumë, disa prej tyre do të kenë përballje ligjore. Ndërsa për ata që u shqetësuan njësoj si unë dhe besojnë te e vërteta ime, dua t’i falenderoj pa fund!

 

Please follow and like us: