Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: In memoriam, At Pjetër Meshkalla (29)

 

“Edhe një HERO ma pak”!

1988, Korrik 28… në Shkodër…
Një ditë vere e nxehtë me të marrë frymën, si ngjet jo rradhë në qytetin tonë të Veriut. Një taft si në grykën e furrës…
Edhe pse kishte kohë që At Pjetër Meshkalla nuk ndihej mirë me shndet, lajmi i asaj dite ishte i papritun për shkodranët.
Ai lajm u hap në katër anët si t’binte rrfeja: “At Meshkalla nuk rrnon ma”! E, ndoshta, per shumicën ishte i pabesueshëm…
Kur perfundoi 25 vitet e burgut komunist, ai ishte 76 vjeç, po a e besonin këte ata që kanë pasë fatin me e njoftë atëherë? Nuk besoj! Ai kishte një mendje të freskët dhe gojën shpatë, po kur e lypte rasa, fjala e tij ishte aq e ambël e joshëse sa, ne nuk na bahej me u shkëput prej tij me orë të tana. Atë ditë nuk besoj se ka mbet kush në Shkodër pa u pikllue në zemër!…
E pra, na la edhe Pader Meshkalla! Populli i Shkodrës, pa dallim feje e percolli me dhimbje në Shpirt Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në idealin e tij. Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të rinisë e kundërshtarin e papërkulun dhe të pathyeshëm përballë diktaturës barbare komuniste.
Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë atëditë në një shkamb:
“Edhe një HERO ma pak!”
Melbourne, Korrik 2021.

Please follow and like us: