Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa bën shqiponjën tek muzeu i Skënderbeut

Dua Lipa duket se e ka shijuar shume vizitën e saj në Shqipëri. Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka ndarë ditën e sotme disa fotografi të tjera nga vizita në Krujë, bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Në njërën prej fotove, Dua ka pozuar me duart në formë shqiponje brenda muzeut të Skënderbeut. Ajo është takuar me kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadoren Yuri Kim.

Dua Lipa erdhi për të parë nga afër punimet për kopshtin e dëmtuar nga tërmeti që po ndërtohet nga ajo. “Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu me familjen dhe miqtë e mi”, ka thënë Dua.

Please follow and like us: