Albspirit

Media/News/Publishing

Gjeniu pa shkollë që mori Nobel për letërsi pasi braktisi Bashkimin Sovjetik

Një nga poetët më të famshëm në botë, Zhozef Brodski lindi më 24 maj 1940, në Leningrad. Ai e braktisi shkollën që në moshën 15-vjeçare, duke kryer punë të ndryshme. Pikërisht gjatë kësaj kohe, ai mësoi autodidakt gjuhën polake dhe angleze dhe filloi të shkruante poezi. Po ashtu, njëfarë kohe studioi me poeten ruse Anna Akhmatova para se të dëbohej nga Bashkimi Sovjetik në 1972. Brodski u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku shkroi nëntë vëllime me poezi. Punoi si profesor në universitetin e “Columbias”, si dhe në Kolegjin “Mount Holyoke”. Në vitin 1987 mori çmimin “Nobel” për Letërsi. Vazhdoi të bashkëpunonte me Projektin Amerikan Poezi & Letërsi me Andrew Carroll. Vdiq më 28 janar 1996 nga ataku në zemër.

Please follow and like us: