Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: VENOM 

Atje lartë n’maje t’kodrës

në netët e gjata e t’heshtura

brenda kullës tre katesh

thjesht provo ta rrufitesh

shpirtin brenda kornizash!

Provo të pish qumësht e helm

e të derdhesh barut

nga frëngjitë e bedenave!

Ai e dëshiron atë:

ngujimin

e më pastaj

ditën e shpagimit!

Për atë Zot

dil jashtë

vallëzo me yjet

e preke hënën me dorë!

Ta them troç

ke t’drejtën tënde

edhe me Kanun!

Please follow and like us: