Albspirit

Media/News/Publishing

Mehaj e fton ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright ta vizitojë Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka ftuar për ta vizituar Kosovën sekretaren historike amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se edhe ai është ftuar për takim në SHBA nga Albright, derisa kanë biseduar përmes video-lidhjes për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

“I thashë se ju jeni Heroina e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Ballkanit dhe e tillë do të jeni gjithmonë. Me kënaqësi e njoftova me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe procesin e tranzicionit të FSK-s. Gjithashtu e njoftova me prioritete e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi si dhe me vizionin, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional për të ardhmen në veçanti”.

“Në vazhdim i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për SHBA-në, popullin amerikan, Departamentin e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Amerikane për kontributin e pazëvendësueshëm dhe jetik për gjithë procesin e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në. Zbarkimi në Kuvajt, planet për zbarkimin në Poloni si dhe validimi nga ushtria amerikane e kapaciteteve të para të forcave mbrojtëse ushtarake ishin aspekte me interes gjatë takimit”.

“Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi”.

“Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare të planifikuar në SHBA. Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona, që do të jenë të rregullta në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Please follow and like us: