Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet anija e lashtë romake në ujërat e Siçilisë

Një anije antike romake është zbuluar në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Palermos. Anija, e cila daton nga shekulli i dytë para Krishtit, kishte mbetur në thellësinë 92 metra pranë ishullit ‘Isola delle Femmine’. Mjeti lundrues ishte mbushur me qypa vere. Autoritetet e kanë cilësuar si zbulimin më të rëndësishëm arkeologjik të viteve të fundit. Drejtuesja e çështjeve detare për rajonin e Siçilisë deklaroi se: “Deti Mesdhe vazhdon të na japë elementë të çmuar të rindërtimit të historisë sonë, të lidhur me tregtinë detare, me tipet e anijeve të lashta dhe transportin e kryer prej tyre”.

Please follow and like us: