Albspirit

Media/News/Publishing

Dragostunja, fshati i Ruzhdie Balliut e cila u kthye nga Siria, aty ku banorët jetojnë “të ndarë” mes sekteve të islamit

Dragostunja është një fshat i qytetit të Librazhdit, që mbart histori të veeshtirë brenda tij. Thënë kjo pasi prej këtij fshati shumë prej banorëve kanë emigruar në rrethana dhe për arsye nga më të ndryshmet.

Ky fshat u bë i njohur për shkak të Ruzhdie Balliut, gruaja e cila dy ditë më parë u kthye nga Siria. Ruzhdije Balliu nga Drogostunja e Librazhdit, kishte ikur bashkë me bashkëshortin e saj drejt Sirisë me një mision për të kthyer në shtëpi djalin e saj që mbahej peng në kampet e ISIS.

Sapo hyn në fshat, vëren se modelet e shtëpive janë të ndeertuara në formen e dy ose tre katëve e rrallëherë mund të të kapë syri banesa njëkatëshe.

 Një prej elementëve që të bien menjeherë në sy është është xhamia e ndërtuar në qendër të fshatit që edhe pse i vogël, ka një xhami gjigante, objekti i kultit ku në ceremoninë e inagurimit ishte edhe vetë ish-ambasadori amerikan Donald Lu .

Ecja nëpër rrugët e fshatit Dragostunjë të bën që të dallosh menjeherë “ndarjen” midis banorëve, të dy sekteve të ndryshme të islamit.

Këtu fillon edhe pjesa interesante e këtij fshatit të mbushur me mister. Një ndarje e madhe për një komunitet të vogël që dinë thuajse çdo gjë për njëri-tjetrin

Banorët që mbajnë mjekër si radikalë ndjekin tradita të tjera, jo vetëm përsa i përket lutjeve në xhami, por edhe në jetesën e përditshme. Ata nuk marrin pjesë në dasma dhe morte jashtë grupit të tyre.

Banorët që mbajnë mjekër kanë disa rite të ndryshme siç është edhe ndalimi i muzikës, orkestra apo kënga në dasma e festa. Si në hidhërime dhe në gezime, gratë e burrat qëndrojne veç e veç. Këto të fundit gjithnjë duhet të jenë të mbuluara me burka.

E ëma e Ruzhdies, Salushe Seferi, 90 vjeçe, me lot në sy shprehet e gëzuar që iu rikthye vajza nga Siria, megjithëse i dukej e pabesueshme, pasi i kishin humbur kontaktet mes tyre që prej vitit 2014.

90-vjeçarja, e cila prej disa vitesh ka humbur shikimin, u lumturua për rikthimin e vajzës së saj, të cilën nuk ka mundur që ta përqafojë ende.

Si nisi historia

Ali dhe Ruzhdie Balliu të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt.  8 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezultonte se jetonte në kampin Al Hol, ndërsa për bashkëshortin nuk dihet se ku ndodhet, përflitet se është zhdukur!

8 vjet më parë, Ali dhe Ruzhdie B nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik.

Ata janë prindërit e Idajet Balliut, të riut që u vra si luftëtar i Kalifatit më 15 gusht të vitit 2015, në Alepo. Prej asaj kohe, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi.

Tashmë Ruzhdie Balliu është kthyer dhe ajo do të shikojë nënën dhe familjarët e saj, dy djemtë të cilët jetojnë në Vlorë. Misioni i saj për kthimin e djalit nga Siria rezultoi e dështuar pasi Ruzhdia nuk humbi vetëm djalin, por edhe burrin./Shqip

Please follow and like us: