Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: RIKTHIMI

 
Jam rikthyer ne mrekullitë e së shkuarës
Duke ecur lehtë në pyjet e kujtesës
Lindin prej meje kujtime e shira
E ndjehem i lirë prej vetes.
Flas shpesh me jetën dhe vdekjen
Sikur të prekja një bimë të gjelbër
Fjalët e mia humbin nëpër qiell
Në krahët e yjeve, engjëjve.
Më duket se kam hyrë në mrekullinë e mendimit
Shiu luan me mendjen time.
Dhe jeta si nje çupëz vizaton
Ylbere shpresash të paarritshme…
Vuaj në vetmi për gjëra që s’më takojnë mua
Mund t’u dhuroj sëpaku, një vështrim pa shpirtvogëlsi?
Aq sa të mundem, te këndoj, të dehem e të dua
Se jeta s’paguan asnjeri!…
Please follow and like us: