Albspirit

Media/News/Publishing

S’ka qetësi as te monarkët, Princi i Monakos drejt divorcit

Janë përhapur thashethemet se çifti mbretëror i Monakos, Alberto dhe Charlene po shkurorëzohen. Arsyet pse bëjnë të besohet kjo, janë ende të pakonfirmuara, mirëpo thuhet se bashkëshortja e princit Alberto II, ka muaj që po qëndron vetëm në vendlindjen e saj në Afrikë. Që nga janari, Charlene nuk është kthyer më pranë familjes mbretërore, ndërsa fëmijët po qëndrojnë bashkë me babanë. Mediat ngritën dyshime pasi që çifti mbretëror nuk është parë së bashku në publik që nga fillimi i vitit. Princi i shmangi edhe vetë daljet, e kjo u vërejt posaçërisht gjatë garave të Formula 1, “Monaco Grand Prix” sivjet, gjë që forcoi dyshimet edhe më shumë. Ata, po ashtu, nuk e festuan 10-vjetorin e martesës më 1 korrik të këtij viti. Princ Alberto II, u martua me ish-olimpisten e notit nga Afrika Jugore, në vitin 2011. Ata ishin njohur gjatë një feste treditëshe, e cila u tha të ketë kushtuar 70 milionë dollarë. Në vitin 2014 çifti solli në jetë binjakët Jacques dhe Gabriella. Fëmijët gjatë muajit qershor shkuan në Afrikën e Jugut së bashku me të atin për të vizituar nënën e tyre. Alberto është princ i një vendi, ku 32 % e popullsisë janë milionerë. Në rast shkurorëzimi, princesha Charlene nuk do të mbetet pa asgjë, sepse aktualisht pasuria e saj konsiderohet të jetë rreth 150 milionë dollarë.

Please follow and like us: