Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: “Ballkani i hapur”, gabim apo tradhëti e paramenduar e Edi Ramës

Sikur ne të pyesnim, sa bën 1 plus 1? A është rezultati 2 apo 2002? Të gjithë do të na thonë: Natyrisht rezultati është 2. Madje nuk do të ishin të paktë ata që do ta vinin në dyshim inteligjencën tonë në qoftë se do ta konsideronim si të mundshme se rezultati matematik i 1+1 do të mund të ish 2002.
Si do të mund të quhej gabim “Ballkani i Hapur” i Edi Ramës? Edhe një nxënës i shkollës të mesme ka aq njohuri sa do të ish në gjëndje të nxirrte konkluzionin e duhur. A i mungon Edi Ramës inteligjenca për të kuptuar problemin e për të nxjerrë konkluzionet e duhura? Po të ish kështu atëhere ai nuk do të kish qënë në gjëndje të mbaronte shkollën fillore!
Megjithatë deri sot shumë pak veta kanë marrë guximin të thonë: 1+1=2. Domethënë, ta themi shqip: “Ballkani i hapur” ish një tradhëti e qëllimshme e Edi Ramës. Po përse nuk e thonë? Nuk janë të paktë ata që kanë frikë dhe me të drejtë. Për ata që janë në Shqipëri pasojat janë të rënda. Për ata që janë në punë shtetërore një deklaratë e tillë do të thosh pushim nga puna, për ata që kanë biznese do të thosh mbase heqja e licencave, gjoba të ndryshme etj, etj, etj. Aparati i Edi Ramës fuksionon për bukuri. Në qoftë se ka probleme në fusha të tjera me siguri nuk ka probleme në sistemin e aparatit të terrorizimin e ndëshkimit kundër atyre që sjellin probleme. Edi Rama është aq efektiv saqë edhe për komentet sado pak negative kundër tij e ka gjetur ilaçin. Ka ata të ashtuquajturit “minjtë”, që askush nuk e di se sa janë, po një gjë është e sigurt, kushdo që jep një koment negativ për Edi Ramën, sado i vogël qoftë ky koment, i ndjen menjëherë pasojat.
Të tjerë mund të na thonë: Nuk mund ta quajmë dot Edi Ramën tadhëtar e agjent të Sërbisë. Nuk kemi fakte e prova, nuk kemi dokumenta që ta vërtetojnë këtë deklaratë!
Po çfarë është marrëveshja “Ballkani i hapur”? Çfarë janë deklaratat e tij se Sërbët janë “miqtë më të ngushtë” të shqiptarëve. Ja, edhe në rastin e tërmetit ata na u gjendën, ata ardhën të parët të na ndihmojnë! Prandaj o burra, le t’ua u hapim kufirin, le t’iu vemë në dispozicion falas portet tona dhe gjithshka që kemi!
Rama do të na mbushë mendjen se për të lidhur marrëdhënie midis shqiptarëve e regjimit të Vuçiçit ne nuk na duhet ndihma e Evropës. Harron se për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga qeveria e Millosheviçit, ku vetë miku i zemrës të Edi Rmës, Vuçiçi ish ministër, na u desh jo vetëm ndihma e Evropës, por edhe ndërhyrja luftarake e NATO. A mund të jenë këto lajthitje të gjitha rastësi? A është e rastësishme dashuria e përkushtimi i tij ndaj neo- Millosheviçit, Vuçiç? Ujkun e kanë për ditë para syve, po nuk flasin se presin t’i zbulojnë gjurmët!
Të tjerë na thonë termat: Tradhëtar, tradhëti kombëtare, agjent i Sërbisë janë terma të tejkaluara. Ne jetojmë tani në kohë të tjera. Për më tepër këto janë terma që janë keqpërdorur nga diktatura prandaj nuk na takon t’i zemë në gojë. Do të na venë epitete, do të na lidhin me kohën e Enverit e të diktaturës.
Për fat të keq politika zyrtare e Sërbisë nuk ka ndryshuar. Le të mos harrojmë se çfarë ndodhi kur Shqipëria pati qeverinë e parë demokratike, qeverinë e Fan Nolit. Armiku i Fan Nolit dhe i demokracisë së atëhershme shqiptare, Ahmet Zogu, dinte ku ta gjente aleatin e tij: Sërbia, atëhere Jugosllavi. Dhe natyrisht kryeministri sërb Pashiç i dha ndihmën e duhur. Marrëveshja ish që qeveria shqiptare ti jepte Jugosllavisë territorin e Shën Naumit, etj dhe për çdo çështje të politikës Ahmet Zogu duhet të mirrte drejtim nga Beogradi. Shumë duan të na e quajnë Ahmet Zogun hero se nuk i qëndroi besnik premtimit që i dha Pashiçit dhe kaloi në anën e Musolinit, po territoret që Ahmet Zogu i dhuroi Jugosllavisë u humbën e mbeten të humbura.
Po gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, çfarë frute na solli miqësia me sërbët e ish-Jugosllavinë? Tradhëti, vëllavrasje e shkatërrim.
Nuk mund të lemë pa përmendur marrëveshjen mbi bashkëpunimin ekonomik në mes të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Republikës Federative Popullore Jugosllavisë, bërë në Beograd më 1.7.1946 dhe traktatin mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. nënshkruar në Beograd më 27.11.1946. Për këtë do të citojmë një pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës në Pleniumin e Jashtëzakonshëm të 18-20 dhjetor 1946:
“Me nënshkrimin e këtij akordi, tregoi se vendi ynë hyn në një fazë të re historike. Kjo për partinë tonë nuk është gjë e papritur. Këtë partia jonë e dinte. Për këtë udhëheqja e partia duhet të jenë të qartë për këtë akord si nga ana politike dhe ekonomike për ta zbatuar mirë këtë akord. Nëse konsiston ky akord? Të gjithë neve e dimë se me vajtjen tonë në Beograd u nënshkrua akord i një ndihme materiale si rrjedhim i kësaj do të kishte si rrjedhim edhe marrëdhënie ekonomike konsekuencë logjike e vijës së partisë sonë..Në lidhje me këtë, është edhe një çështje tjetër se unë mendoj se disa anëtarë partie që duan të na filozofojnë se mos thotë populli se ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo që jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatën, përkundrazi duhet të bëjmë ç’është e munduar të kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi. Tash vjen çështja këtu kur ne të kemi arrirë në socializëm, do të thotë se atje dhe këtu mbeturinat e kapitalizmit kanë ngrënë dru. Atëhere në një situatë të tillë Kosova dhe të bashkohet me Republikën Socialiste të Shqipërisë. Kjo është vija, këtë na mëson marksizmi. Ne do ta shpjegojmë. Kush nuk e kupton ne kemi për detyrë ta luftojmë. Kur ne bëjmë një akord, hapim doganat, është një hap drejt socializmit e marrëdhënieve të Kosovës me popullin shqiptar. Populli i Kosovës i ka të gjitha liritë, ai ka marrë tokën, kanë shkolla, jemi miq më të mirë, forca e argumenteve tona është më e madhe”.
Nuk është për t’u çuditur kur shohim që në fjalimin e Enver Hoxhës gjejmë shumë gjëra paralele me fjalimin e Ramës me rastin e nënëshkrimit të marrëveshjes për “Ballkanin e hapur”.
Është një fakt historik që forcat më të errta në spektrin e politikësh shqiptare gjithmonë e kanë gjetur mbështetjen te Sërbia. Dhe qeveria e sotme e Sërbisë së Vuçiçit ka të njëjtat aspirata, të njëjtat ideale që kish në kohën e Pashiçit e të Millosheviçit. Për të vërtetuar këtë mjafton të shiohim atë që po ndodh sot në Luginën e Prshevës e me gjithë Shqiptarët që ndodhen në territorin e Sërbisë. Si mund ta shpjegojmë nënëshkrimin e marrëveshjes “Ballkani i hapur”?
Edi Rama nuk veproi si kryeministër i Shqipërisë po si agjent i Sërbisë. Nënëshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në një kohë kur marrëdhëniet midis shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë po forcoheshin në të gjitha aspektet: Durrësi e bregdeti shqiptar është bërë vendi që frekuentohet rregullisht nga shqiptarët e Kosovës, trgëtia midis dy vendeve po lulëzon gjithmonë e më shumë marrëdhëniet midis shqipëtarëve të Kosovës e të Shqipërisë po forcohen në të gjitha drejtimet. Natyrisht kjo e frikëson Beogradin e Moskën më tepër se çdo gjë tjetër. “Minishengeni i Ramës” apo “Ballkani i hapur për Sërbinë” synon të vonojë e të vështirësojë futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,synon të largojë kosovarët nga Durrësi e plazhet e tjera të Shqipërisë e ti zëvendësojë ata me sërbët, synon të vështirësojë e të dobësojë sa më shumë të jetë e mundur bashkëpunimin ekonomk e shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë e Kosovës. Besoj se pjesë e këtij plani janë dhe ftesat që ju bëhen këngëtarëve ultranacionalistë sërbë në Shqipëri, muzika e këngët e këtyre këngëtarëve që dëgjohet gjithmonë e më tepër në plazhet shqiptare. Me siguri do të pasojnë edhe shumë veprime të tjera të ngjashme, veprime që do ti ofendojnë e irritojnë kosovarët që të shkaktojnë përçarje midis tyre dhe shqiptarëve të Kosovës.Le të mos e gënjejmë vetveten: ky është një plan i pregatitur mirë ashtu si ishte edhe në rastin e krijimit të firmave piramidale. Edhe atëhere ndodhi ajo që ish e paimagjinueshme: jo vetëm përçarje po edhe vëllavrasje. Të njëjtën gjë planifikon dhe “Ballkani i hapur për Sërbinë”. Ndoshta me të vetmin me ndryshimin se në qoftë se qëndrohet pasiv dëmi që do ti shkaktohet kombit shqiptar nga plani agjenturor serb i quajtur “Ballkani i hapur”do të jetë më i madh dhe më afatgjatë se dëmi i shkaktuar nga të ashtuquajturat firma piramidale. Që të dyja këto plane kanë të njëjtën origjinë dhe të njëjtin synim.1+1=2.
Please follow and like us: