Albspirit

Media/News/Publishing

IKSMN: Mbi dialogu përfundimtar Kosovë-Serbi!

E ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian (BE), pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), u mbajt për herë të parë me 8 mars 2011, udhëheqëse e dialogut ishte zëvendës-Kryeministrja znj. Edita Tahiri si përfaqësuese e Kosovës dhe Borko Stefanoviç përfaqësues i Serbisë.
Kosova dhe Serbia kanë 33 marrëveshie nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, disa janë të bllokuar nga Serbia e ato janë: Marrëveshja për energjinë e cila është negociuar për 6 vite, është e bllokuar nga shteti i Serbisë.
Marrëveshja për diplomat, kadastër, mbrojtjen civile etj.
Serbia është konsiderua bllokuese e marrëveshjeve të arritura në vitin 2015.
Dialogu u ndërpre në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova vendosi tarifë 100% për produktet e Serbisë, si kundërpërgjigje të fushatës së Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Me gjithë pengesat e shkaktuara nga fushata agresive e Serbisë, kundër shtetësisë së Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare që përfshihen edhe organizatat më të rëndësishme financiare e sportive.
Disa nga ato janë:
1. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
2. Federata Botërore e Futbollit (FIFA).
3. Federata e Evropiane e Futbollit (UEFA)
4. Komiteti Olimpik
5. Organizata Botërore e Doganave
6. Marrëveshia për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA).
Kosova nuk është anëtare:
1. Organizata e Kombëve të Bashkuara.
2. Bashkimi Evropian
3. Këshillin e Evropës
4. Organizaten Botërore të Tregtisë
5. Organizata Botërore të Shëndetësisë
6. Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës.
Fushata e Serbisë ka penguar që Kosova të anëtarësohet në:
1. Organizaten Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol)27.07. 2017, 20.11.2018.
2. Agjencinë për Arsim Shkencë dhe Kulturë të Kombëve të Bashkuara (Unesco) në nëntor të vitit 2015.
Nga pikëpamja jonë, konsiderojm që Kosova kishte përfitime nga ky dialog, sepse Kosova është anëtarësu në Organizata Ndërkombëtare si: Kosova është bërë anëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Konventen Apostille, Shoqatën Ndërkombëtare të Prokurorëve, Oden Ekonomike Evropiane. Kosova është pjesë në Asamblenë Parlamentare të Nato-s, në takimet e Kartës së Adriatikut A5 për Çështje të Sigurisë.
Si rezultat i dialogut duhet ta përceptojm në planin ndërkombëtarë, që Dialogu i Brukselit ka kontribuar për forcimin e pozicionit ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, me 15 dhjetorë 2015 Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian.
Serbia nisë fushatën për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga viti 2017, në emër të Serbisë këtë fushatë e udhëheqi ish Ministri i Jashtëm Ivica Daqiçi.
Rezultatet që prezantonte ish Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daqiç ishte: që 18 shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën, shtetet që kanë tërhequr njohjet e Kosovës sipas të dhënave të Serbisë janë: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia , Papua Guinea e Re, Republika Qendrore e Afrikës etj. Suksesi diplomatik i Serbisë nga dialogu është fakti që Kosova nuk është anëtarësu në Unesco dhe Interpol, si rezultat i punës së tyre kundër antarsimit të Kosovës në këto organizata ndërkombëtare.
Kombet e Bashkuara (OKB-së) ka 193 shtete anëtare, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Kosovën e njohin 92 shtete, ndërsa nuk e njohin 96 prej tyre, dhe 5 shtete kanë “Qëndrim Fluid” që do të thotë këto 5 shtete me pozicion të tillë nënkupton që e njohin kryesisht Kosovën, por më nuk votojn për Kosovën! Kjo do të thotë se Kosova ka humbur shumicen, apo nuk e ka shumicen në Kombet e Bashkuara.
Qeveria e re legjitime dhe legale e Republikës së Kosovës konkretisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës i shtrohet pyetja, a ka humbur Kosova shumicën në Kombet e Bashkuara (OKB-së)? Cilat janë shtetet që kanë qëndrim Fluid për Kosovën? dhe a janë të vërteta rezultatet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për 18 shtete që kanë tërhequr njohjen e Kosovës si shtet?!.
Negociatat rifilluan pas 20 muajsh, në korrik të vitit 2020.
Me 4 shtator të vitit 2020, me ndërmjetsimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, palët nënshkruan një marrëveshje “Zotimesh” që këtu Kosova mori edhe njohje nga shteti Izraelit pasi u nënshkru marrëveshja!. Një nga pikat e kësaj marrëveshje ishte që Kosova të pezullojë për 1 vitë aplikimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia të ndalë fushatën e saj për çnjohjen e Kosovës.
Platforma Politike Finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është shpallë shtet i pavarur demokratik, me 17 shkurt të vitit 2008, me territor 10.887 km2.
Pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare sipas ” Organit më të lartë Juridik të Kombëve të Bashkuara (OKB-së)” Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND-ja) me 22 korrik të vitit 2010″.
Ndërtimi i Platformës së Kosovës në Dialogun Final me Serbin të ndërtohet nga:
1. Akademia e Arteve dhe Shkencës së Kosovës,
2. Akademia Diplomatike e Kosovës,
3. Akademia Diplomatike e Shqipërisë, sepse Kosova është e përbërë mbi 90% shqiptar, që Shqipëria e ka obligim ” Kushtetues” mbrojtjen e interesave shqiptare jashta kufirit të saj, Intelektualet e pastër shqiptar si
4. Murat Jashari që është nga familja e Jashari dhe profesor universitar në Universitetin e Prishtinës,
5. Shoqëria Civile,
6. Partitë Politike Parlamentare të Republikës së Kosovës.
Garancitë Ndërkombëtare para se mu nënshkru marrëveshja
1. Kosova të largohet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërse e saj.
2. Shfuqizimi i Rezulutes 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara të OKB-së, me argumentin që kemi nga Organi më i lartë Juridik i Kombëve të Bashkuara siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), që konstaton se Rezuluta 1244 nuk e ndalon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ky argument i fuqishëm që ka Kosova nga (GJND), është kërkesë e fuqishme, kredibile që të kërkohet shfuqizimi i Rezolutës 1244.
3. Kush është garanci që Rusia nuk do ta përdor të drejtën e ” Vetos” si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara (OKB-së) nëse Kosova bënë aplikimin për anëtarësim si anëtare e Kombëve të Bashkuara (OKB-së).
Referendum nëse nënshkruhet marrëveshja
Kosova është shtet demokratik, ku “Sovrani” (Populli) si pronar i shtetit duhet të japë përgjigjen e vetë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, përmes Referendumit si mjetë i demokracisë. Njohja e Kosovës nga Sërbia me një marrëveshje të paqes, dhe fqinësisë së mirë.
Institituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare konkludon se “Çdo marrëveshje e arritur si finale e Kosovës pa largimin e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, dhe shfuqizimin e Rezulutes 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara (OKB-së), pala e Kosovës nuk duhet të nënshkruaj marrëveshje, sepse Serbia prapë nuk do të ndalet duke e përdor Kosovën si instrument politikë qoftë në punët e brendshme apo punët e jashtme”!
Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare-IKSMN
Please follow and like us: