Albspirit

Media/News/Publishing

Kundër sindromit të Stokholmit/Polonia dhe Ukraina i ndaluan koncertet Bregoviçit, kur mbështeti pushtimin rus të Krimesë

Polonia dhe Ukraina i kishin anuluar koncertet e këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për shkak të përkrahjes që ai kishte shprehur për pushtimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues rus në Krime dhe sanksioneve ndërkombëtare, Bregoviç kishte mbajtur një koncert në Sevastopol të Krimesë, ku e kishte lavdëruar Rusinë dhe kishte thënë se shpresonte që Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”. Pas koncertit të mbajtur më 26 mars të vitit 2015, Bregoviçi ishte pyetur nga gazetarët nëse i frikësohej bojkotit. Ai kishte thënë: “Nuk mërzitem. Ne në Ballkan gjithmonë e kemi ndier madhështinë që vjen nga lindja, nga Rusia. Mendoj se Perëndimi gjithmonë ka shprehur një lloj paranoje për këtë. Shpresoj që kjo do të kalojë dhe se ata do të gjejnë një lloj ilaçi për këtë”.

Paraqitja e Bregoviçit në Sevastopol kishte rezultuar me anulimin e koncertit të tij, të planifikuar për 16 maj të atij viti në Kiev të Ukrainës, raporton Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv.

Në të njëjtin vit – 2015 – Bregoviçi kishte planifikuar që të merrte pjesë edhe në një festival në Poloni, por koncerti i tij ishte anuluar pikërisht për shkak të mbajtjes së koncertit në Krimenë e pushtuar dhe përkrahjes që kishte shprehur për Rusinë.

Ndryshe, Gazeta Express të mërkurën raportoi se Bregoviçi pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë. Organizatorët, të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë “kulm të atmosferës” natën kur do të këndojë Bregoviç, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb. Bashkia e Korçës thotë për Gazetën Express se është në dijeni për këto kundërshtime, por cilëson se po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht.

Lajmi se Bregoviç pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij, që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë./Gazeta Express

Eva Muratit: Pse nuk shkoj në koncertin e Bregoviç?

Besa Kokëdhima për Goran Bregoviçin: Bojkotojeni, mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova

Mevi Rafuna: Do ta kallim nejen me shkaun!

Spartak Ngjela: D do të arrijnë protestat ta ndalojnë këngëtarin Bregoviç të këndojë në Korçë në 18 gusht?

Please follow and like us: