Albspirit

Media/News/Publishing

‘Jeni vegla të Ramës’, qytetari përplaset me Kujtim Gjuzin dhe Selami Jenisherin, që s’morën asnjë votë në zgjedhjet e fundit

Protesta, që kishin paralajmëruar sot një grup qytetarët korçarë kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç, është provokuar nga pjesëmarrja e dy deputetëve “opozitarë”, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri. Një profesor i qytetit të Korçës ka refuzuar të mbajë pankartën me të cilën do të niste kjo protestë kur ka parë që pjesën tjetër të saj po e kapnin Gjuzi dhe Jenishehri.

Në pankartë thuhet: “Gregor Bregoviç, nuk je i mirëpritur në festën e ‘Birra Korça’. Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim. Këtu është Shqipëri”. Mesazhi ishte i qartë, por duket se dy ligjvënësit e keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama, kanë shkuar në Korçë për të vijuar misionin, atë të sfumimit të protestës.

Ndaj, protestuesi që në video dëgjohet tek i thërrasin profesor, ka debatuar ashpër me Gjuzin dhe Jenishehrin duke iu kërkuar të largohen nga protesta sepse nuk ishin tjetër përveçse “vegla” të Edi Ramës, të njeriut që Bregoviçin e ka shpallur Qytetar Nderi të Tiranës në vitin 2006.

http://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2021/08/121450534_351169783227555_2615575527300516564_n.mp4?_=1