Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Inva Mulës për themelimin e Operës së Kosovës: Bravo Kosovë për vendimin historik!

Kuvendi i Kosovës ka votuar ditën e hënë, propozimin për themelimin e institucionit “Opera e Kosovës”, vendim që i ka dhënë dritën jeshile funksionalizimit të këtij institucioni të munguar në Kosovë.

Me këtë rast, sopranoja e njohur Inva Mula është shprehur entuziaste me këtë vendim, duke e vlerësuar këtë vendim si një vendim historik.

Po ju sjellim të plotë reagimin e sopranos Mula.

Themelimi i Operës së Kosovës është lajmi më i bukur i këtyre momenteve që po kalon bota!

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ART!

Bravo Kosovë për vendimin historik!

FALEMINDERIT.

Please follow and like us: