Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Çerma: Lamtumirë vëlla…

U bën kaq ditë…
Ti përpiqesh të mos na ikësh,
ne përpiqemi të të mbajmë…
Lamtumirë vëlla…
më tej bëjmë mëkat
për të gjithë të ikurit,
për të gjithë të mbeturit…
Të gjitha të përshëndetën,
në largimin tëndë me dhimbje…
Të gjithë njerëzit që le pas, sepse…
dhimbia ka mbiemrin e çdo njeriu…
E kush e shpalli nat prag krijimi:
Ku është fillimi i një fundi?!…
Ku është fundi i një fillimi?!
Gjithnjë e gjithnjë,
Njeriu: një plagë e hapur gjithnjë…
Dhe, gjithnjë e gjithnjë…
Dashuria i vetmi melhem për të.
Lamtumirë vëlla…
Deri në një pikë pjekje…
Lamtumirë…
Please follow and like us: