Albspirit

Media/News/Publishing

Fotolajm/OKB vlerëson shenjtoren me origjinë shqiptare, Nënë Tereza

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që një prej stampave të saj të jetë ajo e Shenjtores me origjinë shqiptare, fituese e Nobelit për paqe, Nënë Tereza.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës (dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës), ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare. Ajo lindi në Shkup (Uskub, tani kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003 ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e RomësKanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chawla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.

The United Nations issues “Mother Teresa” commemorative stamps on August 12

Please follow and like us: