Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Mandati i Tretë

Zyrtarë të lartë të Beogradit para varrit të Esad Toptanit

Dikush e përshkruan karrierën politike të Edi Ramës si një tango kriminal (disa e quajnë  tango kriminale) që në dy mandatet e para bëri dy hapa në vend numuro drejt Europës dhe tani, pa filluar mirë mandatin e tretë bëri një hap gjigand drejt Rusisë e Azisë. Megjithatë Edi Rama dhe makineria e tij propagandistike do të na bindë se tani Shqipëria është në pragun e një lumturie të madhe, do të na bindë se rruga e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për në Bruksel kalon nga Beogradi.

Nënëshkrimi i marrëveshjes për “Ballkanin e hapur”, etj e vendosin emrin e Edi Ramës përkrah Esat Pashë Toptanit, Shefqet Vërlacit, Mustafa Merlikës-Kruja dhe Nako Spirut.  Pas nëshkrimit të “Traktatit mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. (nënshkruar në Beograd më 27.11.1946) Nako Spiru vrau veten. Edi Rama përkundrazi pasi ka nënëshkruar një marrëveshje pothuaj identike me Sërbinë ndjehet më i lumtur se kurrë. Edi Rama është aq i lumtur sa na ka ftuar të gjithëve të pimë birrë, e të këndojmë e të hedhim valle me muzikën e këngët e Goran Bregoviçit në Korçë.

Të gjithë duan të jenë të lumtur të gjithë e duan paqen po jeta na mëson se realiteti është ndryshe, jeta na mëson se ujku e qengji deri më sot nuk kanë mundur të bëjnë paqe. Logjika e mandatit të tretë të Edi Ramës na thotë:

“Nuk ka probleme për të arritur paqen midis ujkut dhe qenjgjit! Mjafton që ti vemë sëbashku në të njëjtën vathë! Kështu na mëson i madhi Georg Soros! Kështu më ndodhi edhe mua me Aleksandër Vuçiçin. Në fillim kishim mosmarrëveshje, po tani hajde dashuri hajde! Që të dy pothuaj e kemi fituar çmimin ‘Nobël’ të paqes”.

Lum si ne, lum si ti, lum si ti o Shqipëri! Nën udhëheqjen e ndritur e largpamëse të Edi Ramës, si pasojë e direktivave të tija shumë të çmuara, të frymëzuara nga idealet e idetë e Gorg Soros të nënëshkruara në traktatin e “Ballkanit të hapur”, Shqipëria është bërë tani një “Fanar ndriçues”,  një “Fanar i paqes” në “Ballkanin e hapur”! Zëri i Edi Ramës gjëmon fuqishëm nga tribunat e Novi Sadit e Shkupit: “Ejani o popuj të Ballkanit! Ejani dhe nënëshkruani marrëveshjen që na e ka diktuar Vuçiçi! Ejani dhe mos e humbni këtë rast historik”!

Dhe mandati i tretë i Edi Ramës sapo ka filluar! Me siguri  marrëveshje e traktate të tjera do të nënëshkruhen, me siguri do të shkojmë nga fitorja në fitore! Kështu si e ka nisur Edi Rama me siguri që në fund të mandatit të tretë do të gjithë do të bërtasim: “Jemi më vëndi më i lumtur në botë”!

Me siguri të gjithë do të këndojmë: “Ç’po thonë popujt o nëpër botë? Një yll drite ka në Europë! Me këtë Ed Ram’yll drite’ që ka Shqipëria, lum kujt bjen rezet e tija”!

Edhe dikur i kemi kënduar nga zemra këto këngë. Atëhere na frymëzonin idealet e Maksizëm-Leninizmit. Atëhere na thuhej se për tu bërë “Fanar ndriçes” e “yll drite” do të na duhej të hanim bar.

Po tani për hir të idealeve të reja të Georg Sorosit, çfarë do të duhet të hanë Shqipëria e gjithë Shqiptarët? Natyrisht duhet të hanë atë që ju ve në pjatë Sërbia!

Ed Rama na paralajmëron: Ka edhe pengesa që duhen kapërxyer, kemi edhe armiq! Dhe ja se ç`na thonë disa prej tyre:

“Si mund mund të hapim kufijtë dhe të bëjmë këtë afrim të tepëruar me Sërbinë?! Përveç faktit që ata as kanë kërkuar falje dhe nuk kanë asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; përveç faktit që ata nuk duan të kthejnë as eshtrat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Sërbi, përveç faktit që Aleksandër Vuçiç ka të njëjtat synime e të njëjtat aspirata ndaj Kosovës e shqiptarëve e shumë fakteve të tilla makabre; etj, etj, edhe sikur të ishin zgjidhur të gjitha këto probleme një hapje e tillë ndaj Serbisë nuk mund të bëhej”. Serbia vazhdon të jetë një shtet në të cilin në të gjitha nivelet zyrtarisht ushqehet urrejtja ndaj shqiptarëve. Politikisht parulla e themeluesve të shtetit serb ish: ”Sa më shumë shqiptarë të vrisni e të masakroni, aq më të mëdhaja janë meritat tuaja ndaj atdheut”! Këta persona edhe sot konsiderohen si baballarët e kombit serb. Idetë e tyre janë ende ide zyrtare në Sërbi. Sërbija ka një kishë që në teologjinë e saj nxit vrasjet dhe shfarrosjen e shqiptarëve, ka një kishë zytare që shpall shenjtorë ata që masakrojnë shqiptarët. Vrasësit, ata që kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve shteti shteti sërb i quan heronj kombëtarë, kisha shtetërore sërbe i quan shenjtorë. Në muret e qyteteve sërbe shkruhen vazhdimisht parullat: “Vdekje shqiptarëve”, “Dhoma gazi për shqiptarët” etj. Kur ekziston një urrejtje e tillë masive, patologjike e racore si mund të hapet rruga që të futen pa doganë, pa kontroll mallra ushqimorë e ilaçe? Në kohën kur Kosova ish pjesë e Sërbisë në kuadrin e Jugosllavisë,  edhe në periudhat më të qeta e paqësore, atëhere kur propagandohej fuqimisht “barazia” e “vllazërim-bashkimi” shteti sërb nën masën e vaksinave u bënte injeksione për sterilizim vajzave shqiptare. Vetë shteti sërb shpërndante helme në shkollat ku mësonin nxënësit shqiptarë. Sa e sa krime të tjera kanë ndodhur! Çfarë na garanton se të njëjtat gjëra nuk na bën në mënyrë të organizuar shteti sërb edhe tek ne! Edhe në qoftë se këto gjëra Vuçiçi nuk i bën në mënyrë të organizuar, për hir të dashurisë së tij për Edi Ramën; edhe të dojë, nuk i ndalon dot njerëzit e verbuar nga urrejtja të veprojnë. Si do të mund një shqiptar të hajë pa frikë një sallam apo një produkt të ngjashëm të prodhuar në Sërbi, një produkt të prodhuar posaçërisht për eksportin shqiptar?

Këtyre personave Edi Rama dhe sistemi i tij i propagandës ju përgjigjet në mënyrë të prerë:  “Jeni mëdjengushtë! Idetë e ndritura të Georg Sorosit na mësojnë që fajtor për armiqësinë midis ujkut e qenjgjit ka qënë e mbetet gjithmonë qenjgji e delet! Ata ia kanë mbyllur gjithmonë rrugën dialogut duke u fshehur nëpër vatha, madje edhe duke angazhur qen e barinj për të mos lejuar një dialog konstruktiv”! Sipas mësimeve dritëdhënëse të Georg Soros unë ju bëj thirrje: “Ju o dele, hapjani derën e vathës ujkut! Do të shikoni se menjëherë ai do të bjerë në gjunjë para jush e do tju kërkojë falje për keqkuptimet e të kaluarës! Këtë gjë ujku i shkretë nuk mund ta bëjë për sa kohë ju fshiheni nëpër vatha, për sa kohë që ju qëndroni gjithmonë të rrethuar nga qen e barinj! Prandaj ju bëjmë thirrje: Ju nuk kini nevojë për ndërmjetësinë e bariut për dialogun tuaj me ujkun! Ju nuk kini nevojë të fshiheni natën nëpër vatha! Ju nuk kini nevojë të shoqëroheni nga bariu, nuk keni nevojë për mbrojtjen e qenve kur shkoni në kullotë! Largoni barinjtë e qentë, hapjani derën e vathës dhe i uroni mirseardhjen ujkut në vathat tuaja! Do të shikoni se do të fillojë një epokë e re ku mbretëron paqja, mirkuptimi, dashuria e sinqertë”. Këto parime largpamëse të Georg Sorosit do t’i zbatoj edhe unë Ed Rama në politikën time me Sërbinë. Shqipëria e Shqiptarët kanë nderin historik të jenë vendi i parë ku eksperimentohen këto parime në mënyrën më të pastër. Rezultatet do të jenë të mrekullueshme! Suksesi është i garantuar! Gjithë bota do të shohë vërtetësinë e këtyre ideve. Populli shqiptar do të futet në histori si vendi që pa kushte ju bind këtyre idealeve të larta. Edhe unë Ed Rama do të futem në histori si politikani më largpamës i shekullit që guxoi të besojë dhe t’i imponojë popullit të tij ideale kaq të larta. Urra”!

15 nëntor 2014/Kur Beogradi zyrtar nderonte Esad Toptanin, që i ndihmoi në vite të vështira

 

Please follow and like us: