Albspirit

Media/News/Publishing

Kur ndryshimet qeveritare nuk vijnë nga opozita ose protestat, po thjesht nga zjarret

Mini-rikompozim me vendim të kryeministrit Mitsotakis në qeverinë greke. Betimi për anëtarët e rinj të qeverisë bëhet sot në 13:00 në Presidencën e Greqisë. Zëdhënës i ri i qeverisë grek emërohet Janis Ikonomu, ish-zv.ministër i Zhvillimit Bujqësor.

Ministër i Shtetit emërohet Christos-Jeorgios (Akis) Skertsos, ish-zv.ministër i Kryeministrit. Zv.ministër i Kryeministrit për Trajtimin e Katastrofave Natyrale emërohet Christos Triandopoulos, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit të Ekonomisë.

Mitsotakis është mjaftuar me pak shkëmbime zv.ministrash, pa prekur dy emra e lakuar gjatë katastrofës nga zjarret apokaliptike, Nikos Chardalias, zv.ministër i Trajtimit të Krizave dhe Michalis Chrysochoidis, ministër i Mbrojtjes së Qytetarit.

Please follow and like us: