Albspirit

Media/News/Publishing

Ali Daci: Reisi Rifat Fejziq është uzurpator i tokave shqiptare, ashtu siç ishte Amfillohije

Reagim i Ali Dacit, rreth kremtimit të 550-vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë

Kremtimi i 550-vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë shënon edhe njëherë asimilimin dhe ndërrimin e fesë tek shqiptarët e kësaj krahine. Pikërishtë sot Reis Ulema i Malit të Zi, shënoi këtë ngjarje historike sipas tij, duke injoruar besimtarët e besimit mysliman shqiptar, duke injoruar gjuhën e tyre, pra duke mos folur as të vetmen fjalë shqipe në këtë ceremoni  festive.

Është për t’u “befasuar” se si ky njeri ndjek rrugën e kryepopit Amfillohije duke injoruar çdo gjë që ka lidhje më shqiptarët. Edhe ky si ozurpatori i tokave të shqiptarëve Amfillohije ushqen dhe kultivon urrejtjen nderetnike në tokë, atë të mos njohjes së zotit të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, gjuhës shqipe. Këta prijës fetarë s’kanë lidhje me Zotin, Perëndinë, pasi që nuk shikojnë të luten në qiell, por shikojnë uzurpimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e tyre në boshnjakë, gjegjësisht në serbë apo malazezë pa gjuhën shqipe.

Duket se ky farë reisi i ka vu detyrë primare asimilimin e shqiptarëve të mbetur në Plavë e Guci dhe në Rozhajë, se sa predikimin e fesë tek ata. Edhe optimisti më i madh nga radhët e këtyre besimtarëve është pesimist, pasi që në faltore, në këto komuna më decenje është përbuzur dhe ndaluar gjuha shqipe. Pra, më thuani si aplikohet në kohë moderne asimilimi i një populli, cila është forma tjetër asimiluese?!

E kujtojm kryqëzimin e shqiptarëve nga kisha pravo-sllave e shekullit më parë dhe vendosjen e kishës ortodokse në Rumi, nën mbikqyrjën e shtetit malazez dhe tendecën e po kësaj kishe famëkeqe për ta ozurpuar Shasin shqiptar dhe kishat shqiptare aty. Po të shikojmë sjelljet e Reisit nga Ballotiqi i Rozhajës ndaj shqiptarëve autoktonë në këtë shtet, kuptojmë se qëllimi primar i tij dhe i tyre është zhdukja e gjuhës shqipe dhe shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Iliro- Dardane.

Edhe ky mjeran, gjenezën e vet e ka nga Kelmendi e pikërisht i takon fisit të Vuklit, por që e mohon realitetin edhe pse babai i tij fliste më babain tim shqip (ndjesë paçin të dytë). Pse, rrin Fejziqi aq stoik në qendrimet e tij antishqiptare, duhet ai ta pyes vehten?!

I fustruar nën këmishën e pushtetit malazez ai dhe shërbëtorët e tij po kryejnë obligimet e dreqit e të birit mbi shqiptarët në veri. Në fakt ky është asgjë tjetër vetëm pinjolli i atyre që me punën e tyre ndikuan në tjetërsimin e popullit autokton në këtë shtet e në ish-Jjugosllavi. Duke iu referuar një dokumenti arkivor, statistikës së vitit 1908 – 1909 shohim qartë punën e këtij institucioni, për mua, më së paku fetar, i cili asimiloi shqiptarët e Rozhajës në gati 100% për një shekull.

Atëherë duhet mbështetur tezën e të madhit Ismail Kadare për të shpëtuar këta pak shqiptarë pa u asimiluar tërësisht.

Ali Daci: Reisi Rifat Fejziq është uzurpator i tokave shqiptare, ashtu siç ishte Amfillohije

Please follow and like us: