Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Modeli taleban i ‘amerikanit’ Edi Rama

A duhet Shqipëria të strehoj afganët? Pa asnjë diskutim që po. Shoh që shumë po grinden, madje po i japin një shans Edi Ramës të na shfaqet një lider i madh me faktin e mendjes së hapur duke mirëpritur afganët e terrorizuar nga talebanët. Kur them Shqipëria, e them këtë për gjithë shqiptarët. Jo për Ramën apo të tjerë ”vipa” që kanë zënë nga opinionet me vet’merita, me gjoja mendjen e hapur në probleme të tilla. Janë ca gagerelë zyrash që nuk e kanë idenë se çfarë është refugjati. Por e kemi ne, zogjtë shtegtarë që jemi shprndarë deri në Zelandën e Re. Jemi vendi me përqindjet më të lartë në emigrim. Madje po ekzistojmë fal kësaj mase të madhe që ka emigruar. Po luftojmë për mbijetesë për shkak të një lloj talebanizmi qeveritar ndër vite. Dhe akoma po ikim. Akoma po vimë. Vini re kronikat televizive, trafiku i rëndur, tragetet nga Bari e Brindisi kthehen nga dy herë etj. Pa përmendur trafikun e rrugës së Kombit. Ky është oksigjeni që po mban gjallë vendin, jo qeveritë apo qillotat e Edi Ramës. Edi Rama nuk po bën marrëveshje me Amerikën, por me vëllezërit e tij talebanë. Kështu zbarkuam edhe ne moleve të botës. Afganistani është i mbytur nga talabanët, ne ishim dhe jemi të mbytur nga regjimet. Shkurt, nga shtetarë talebanë. Nuk ka bythë Rama t’i thotë jo, Amerikës. Nuk është i sinqertë kur thotë, po bisedojmë me vëllain e madh. Ai po bisedon me talebanët. Madje po fërkon duart se mund të marri ndonjë kacidhe. Po ha në të dy krahët. Eshtë pjesë e atij konspiracioni që ha në të dy krahët. Afganistani i ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesve amerikanë. Megjithatë për ata legena që i quajnë të humbur amerikanët atje, duhet thënë se Amerika nuk i lë rrugëve njerëzit progresistë apo bashkëpunëtorët. Nuk ka bythë kur bën krahasimin me hebrejtë. Atëbotë shqiptarët kishin një pasaportë që njihej në Europë. Edhe një monedhë me vlerë. Sot shqiptarët janë në Europë, kurse shteti i tyre akoma në linjën e unioneve a blloqeve të Lindjes. Nga ana tjetër u duhet thënë edhe atyre fondamentalistëve për gjoja fe të pastër dhe imponinmin e dhunës dhe nënshtrimin seksit të dobët. Nuk ta prish fenë a raportin grua burrë një afgan refugjat. Sa kohë që fenë e shikon si çështje të besimit tënd, je në rregull. Sa kohë që nuk i imponohesh tjetrit, je i artë. Feja nuk është dhunë që injektohet me shiringë. Ata që kanë frikë, nuk janë besimtarë. Afganët vet kanë një shprehi, po na zëvendësojnë besimin me egon, jemi thjesht afganë. Domethënia është e qartë, janë qarqet ato që për egon e tyre shkaktojnë dhunë dhe sundim. Afganët vet duan zhvillim, rrugë, shtëpi me tulla dhe çati etj. Ky gallofi i shqiptarëve është një taleban këmbë e kokë. Mjafton ta dëgjosh se si flet. Mjafton ta shikosh se si vishet, me qillota, i pa rruar. Mjafton të kujtohesh se mban votime pa kundërshtarë… madje ka kryer krim të hapur shtetëror me difiçitet a firot monetare të shqiptarëve. Por flet si lider i madh, është që po pranon afganët duke i bërë nder Amerikës. Eshtë një naivitet social i provincialit shqiptar. Kujton se Amerika do e heqi nga lista e personave non grata. Pikë e zezë, po i bën nder Amerikës thotë. E kemi talebanin në krye, i ndruhemi afganëve qytetarë.
Please follow and like us: