Kastriot Dervishi: Shqiptarët e Kosovës në kampe përqendrimi në Shqipëri
Në vitet 1944-1948 ngaqë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk kishte kufi, praktikisht nuk kemi dukuri arratisjeje. Pas vitit 1948, kohës kur Jugosllavia u dënua me qëndrimet e saj nga Stalini, kemi dy dukurive: arratisjet nga Shqipëria në Jugosllavi dhe nga Jugosllavia në Shqipëri. Grupi kryesor i të arratisurve nga Jugosllavia në Shqipëri përbëhej nga shqiptarët e Kosovës. Në udhëzimet e Këshillit të Ministrave, ndër ta edhe ai nr.10, datë 24.12.1953 i “Mbi trajtimin ekonomik të emigrantëve”, theksohej se konsideroheshin të huaj ata që ishin “të ndjekur për shkak të aktivitetit të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacionalçlirimtare dhe të të drejtave të popullit punëtor”. Kësaj kategorie u jepej strehim. Nuk kishte rëndësi kombësia. Vihej re përcaktimi i “persekutimit të vazhdueshëm” nga qeveritë “monarko-fashiste greke” dhe “titiste jugosllave”. Në këtë çështje mungonte tërësisht ndonjë element kombëtar. Regjimi komunist i trajtoi shqiptarët e Kosovës me përbuzje dhe denigrim të vazhdueshëm. I sistemoi (kryesisht) në dy vende (Çerma është e mëvonshme)) që mund të quhen kampet e para të përqendrimit. Këto ishin:
-Kampi “Lufta e Vlorës”, Llakatund. Filloi në qershor 1950. Fillimisht kishte 50 të internuar dhe 20 të burgosur. Në fund të vitit 1953 aty janë vendosur “emigrantët jugosllavë”, përfshi këtu në pjesën më të madhe shqiptarët nga Kosova. Kjo vinte në bazë të udhëzimit të nr.10, datë 24.12.1953 të Kryeministrisë, gjë që solli grumbullimin në këtë kamp të 207 emigrantëve, prej të cilëve 108 ishin të aftë për punë. Ferma vijojë të ekzistojë edhe kur nuk kishte më kosovarë.
-Kampi i fermës “Çlirimi” Seman Fier. Filloi në qershor 1950 me rreth 50 veta. Personat e mbyllur në këtë kamp merreshin me punë të detyruar në bujqësi. “Çlirimi” ishte një shkallë më poshtëruese se ferma e Llakatundit.
Please follow and like us: