Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Mjaftisti, gagareli dhe fufja!

 

Ajo çfarë është çudia shqiptare, është kontraversiteti. Ose këputja anapulla. Kjo është një veti e budallenjëve, por që funksionon shkëlqyer në vendin tim. E nisa kështu pasi nuk e hap dot shtypin shqiptar… një shpurë e tërë e këtyre kontraversërve, duke filluar nga kryebashkiaku i Tiranës, ministrja e antikulturës dhe pashai i tapive shqiptare, shprehin indinjatë për një zjarrëvënie të qëllimshme në këto të ashtuquajturat sarajet e Tiranës. Nuk e di se çfarë dreqin janë këto saraje, por të kesh bashkëpronarë 24 familje, mendoje pastaj numrin e pjesëtarëve, ndërkohë që sipas kurrikulave godina ka shërbyer për shekuj vetëm si administratë e osmanëve, hungarezëve, amerikanëve, komunistëve etj.., nuk e di se për çfarë dreq pronari flasim më. Por janë ato allishverishet e qeverive ndërvite, me devizën bëje për mua. Kjo është njëra anë, a njëra gangrenë sociale e jona që do vazhdoj, mbase edhe për një shekull tjetër. Ana tjetër janë këta hienat e pushtetit që qofshi ju që duroni. Nuk paska më të fortë se lëkura shqiptare. Eshtë fare e kuptueshme se kush e ka vënë zjarrin dhe për çfarë. Trualli, të ndërtojmë, ndonjë karabina dhe të marrim këtë apo atë, plus të lëshojmë me qera katet. Kaq! Kjo është në makutërinë normale qytetare. Dhe nuk kanë faj. Janë pjesë e makutërisë së kohës. Mirëpo të hapen zorrët kur flet për trashëgiminë kulturore, një mjaftist, një gagarel tapish dhe një fufe e antikulturës. Madje mjaftisti thotë se, ta harrojnë ata që krahasojnë ngrehinën e tallashit me sarajet. Si nuk ju bie pika? Si nuk ju vjen turp që i duroni. Ngrehinë të tallashit ai quan Teatrin Kombëtar! Qofshi ju që besoni më në Tiranën tuaj. Nuk ka kryeqytet në botë që nuk hapet e zhvillohet, por jo duke shkelur mbi trashëgiminë kulturore. Tani dy fjalë për krahasimin mes këtyre sarajeve dhe Teatrit Kombëtar. Që ky mjaftisti marksist e quan ngrehina e tallashit. Tek këto sarajet kanë kaluar dminsitratorë, me një fjalë, deri llogaritarë, sekretarë, ushtarakë, diplomatë etj. Qofshin e si qofshin, kanë qënë kalimtarë në atë që është histori normale, jo kultivuese etj. Megjithatë mirë bëni që i ruani. Dhe ruajini sa jeni. Por tek ajo ngrehina e tallashit, kanë kaluar ata që kultivuan kulturën tonë, jo tënden. Por ti je derr, o hajvan. Ata që janë memoria jonë, janë kapitujt e historisë së artit. Nuk e di se si ndihen ata artdhënës sot kur u flasin për Sul Pitarkën. Kanë material me bollëk, por nuk kanë ngrehinën e tallashit, nuk kanë platformën ku shkeli këmba e tyre, muret ku shugulloi zëri. Ti dhe surrogatot si ti flisni për trashëgiminë e sarajave, megjithëse e shkelët barbarisht, me frymën e pushtuesit, bash zemrën e trashëgimisë së artit të fjalës. Shkelët me këmbë vet historinë…, mendoni sa role janë luajtur aty, sa figura botërore si Otello, a Hamleti. Është më shumë se shekujt e osmanizmit. Dhe a e di përsenë. I tillë është arti, të tillë janë ata që gjenerojnë figura, kohë, epoka. Andaj galeria e kohës aty merr kuptim. Po ti je, jo gjenerues, por degjenerues. Megjithatë, një keqardhje dhe me dhimbje për ata të matufepsur që ju dëgjojnë e u durojnë akoma. Ja lerove nënën një oborri xhamie, e mbyte me kulla, duke e lënë atë minarenë si ai gishti ofendues, përpjetë. Tani na flet me indinjatë për zjarrin e Sarajeve. Por ke gjetur, ke gjetur se shqiptarët sot janë të përçarë mes vedi pikërisht nga soji jot. Pesë diploma ka tjetri dhe del e të mbron në studio si një kapter i vogël. Argumenta pa fund, jep, sjell, kundërsjellë, si e si të mbroj ty. Shoh artista që u kemi hequr kapelen kur kanë intepretuar Sulejman Vokshin. Kur kanë interpretuar a Avdyl Frashërin, por flasin tamam si kaptera të sillës në kapanonet e çorbërisë së Rilindjes. Sarajet, thua, një trashëgimi e madhe? Pse? Se kanë kaluar administratat e austro-hungarezëve. Kurse skena ku u luajt pesëdhjetë e kusur vite art i madh, është ngrehinë tallashi. Shqiptarë… qofshi ju që i duroni këta, kontraversë, me plot gojën, palaço.

Please follow and like us: