Albspirit

Media/News/Publishing

Donika Gërvalla: Investo pesë minuta dhe voto më 17 tetor

I dashur mërgimtar,
investo pesë minuta dhe voto më 17 tetor.
Rruga që kemi nisur së bashku më 14 shkurt ende nuk ka përfunduar. Ndihma jota për të ardhmen e vendit është e pazëvendësueshme.
Prandaj regjistrohu sot dhe voto më 17 tetor për komunën tënde. Reforma e thellë institucionale, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përpjekjet për investime serioze dhe vende të reja pune, reformat e nevojshme në arsim, shëndetësi, ekonomi, drejtësi janë të suksseshme vetëm atëherë kur ato shtrihen në të gjitha nivelet e qeverisjes, pra edhe në komunën tënde.
Edhe sot mund të regjistrohesh për të votuar nga mërgata me postë. Kliko linkun e mëposhtëm, mbush formularin dhe dërgoje me email në njërën nga adresat e KQZ-së (ovpp@kqz-ks.org, vjk.kqz@kqz-ks.org, ogpp@kqz-ks.org)
Please follow and like us: