Albspirit

Media/News/Publishing

Fadil Sahiti: BALTOSJA E SHKRIMTARIT TË MADH

 
Në dy-tre ditët e fundit, është ringjallur fushata kundër Ismail Kadaresë. Arsyeja është fotografia e tij me ambasadoren amerikane në Tiranë. Si gjithmonë, edhe këtë herë epiqendra e sulmit bazohet në të kaluarën e tij ‘politike’.
Ambasadorja e përshkoi takimin me Kadarenë si një takim me “një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”.
Nuk kam pse ta mbështes deklaratën e ambasadores se shkrimtari është një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë. Por, pa dyshim, mund të thuhet, me siguri, se Kadare është një nga shkrimtarët më të mirë të gjallë në Evropë.
E mbështes mendimin se letërsia shqipe, pa veprën e Kadaresë, do të ishte krejtë ndryshe. Nuk jam ekspert i letërsisë të jap mendim profesional për vlerën artistike të veprës së tij. Por, nëse marrim si standard sa lexohet Kadare jashtë shqipfolësve, mund të them pa asnjë dyshim se vepra e tij përbën letërnjoftimin e letërsisë shqiptare.
Nga kontaktet akademike që kam pasë gjatë periudhës kur kam jetuar dhe ligjëruar në universitetet jashtë vendit, kam kuptuar se Kadare është i vetmi personalitet i njohur në botën akademike të vendeve perëndimore. Ndaj, është e turpshme se si e njollosim, ose së paku e abstrahojmë, për një lajm, edhe veprën e tij…

Ekskluzive/Bashkëbisedimi i plotë i Ambasadorit të BE, Ettore Sequi me Ismail Kadarenë

Please follow and like us: