Gjelok Marko: Sot fillon “Festa e Birrës”
Sot fillon zyrtarisht “Festa e Birrës” në Korçë. Korça gjithmonë ka qënë e njohur për traditat e saj patriotike; dhe në periudhat më të errëta të shtypjes atje kanë gjëmuar këngët patriotike si ”Për Mëmëdhenë!” “Vlora, Vlora!” etj. Po atë që nuk mundën ta bënin fashistët italjanë po mundohet ta bëjë Edi Rama duke përdorur levat e tij në bashkinë e Korçës. Është fakt që sot në programin e parshikuar nga Bashkia e Korçës, për ditën e fundit, konkretisht për datën 22 gusht, data që quhet zyrtarisht edhe “kulmi i festës” janë planifikuar Hot Club Tirana, Kori ‘Lira’ dhe Goran Bregoviç Wedding and Funeral Band.
Pra, të gjitha protestat u injoruan dhe Edi Rama dhe levat e tija në Korçë janë të vendosur që në “Festën e Birrës” në Korçë të lejohen këngët e çetnikëve dhe jo vetëm kaq po duan të na bindin se ky është një akt patriotik nga ana e tyre që do ta çojë shumë përpara Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Për të mundësuar Goran Bregoviçin të këndojë në Korçë nënkryetarja e bashkisë së Korçës zonja Benila Terova ka deklaruar zyrtarisht se “do të ketë prezencë të madhe policore”. Deri në sot kurrë nuk ka qënë e nevojshme të ketë “prezencë të madhe policore” në festën e birrës në Korçë. Shtrohet pyetja:
Përse janë kaq të vendosur si Edi Rama dhe levat e tij ashtu edhe vetë Goran Bregoviçi për të marrë pjesë në koncertin e “festës së birrës” në Korçë?
Përse është i vendosur Goran Bregoviçi të vijë në Korçë kur e di se ka kaq shumë kundërshtime?
Përse Edi Rama dhe levat e tij në Bashkinë e Korçës janë të gatshëm të përballojnë kaq kritika masive, përse ata duan që “festa e birrës” të zhvillohet këtë vit në kushtet e shtetrrethimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, me prezencë të madhe policore, vetëm e vetëm që Goran Gregoviçi të vijë e të këndojë këngët e çetnikëve në Korçë? Një miku im më thotë: “Logjika e asaj që po ndodh në Korçë është shumë e thjeshtë. Bibla thotë te Gjoni 10:
10 Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar
Kjo tregon se krimi ka një logjikë: Kriminelët fillimisht fillojnë me vjedhjen, pastaj vrasin që të mund të mbajë atë që kanë vjedhur dhe pasi të vrasin, shkatërrojë që të mund të humbasin gjurmët e vjedhjeve dhe të vrasjeve që kanë kryer.
Ftesa e Goran Bregoviçit në Korçë tregon se Edi Rama, klani i politikanëve të korruptuar si dhe oligarkët mafiozë e antishqiptarë që qëndrojnë pas tyre janë trembur, dhe me të drejtë: Tani ka mundësi që Shqipëria të bëhet anëtare në BE. Kjo do të thotë se ata nuk do të mund të vjedhin dot si më parë, dhe jo vetëm kaq; ka mundësi që ata të dalin një ditë para gjyqit. Kështu tani ata kanë vendosur të fillojnë të vrasin e të shkatërrojnë. Për këtë ju duhet ndihma e Serbisë e Rusisë. Dhe ata ja u kanë dhënë planin, ata ja u kanë dërguar Goran Bregoviçin. Dikur Goran Bregoviçi asistonte çetnikët në vrasjet e shkatërrimet që ata bënin në Kosovë, tani ai do të vijë me të njëjtin misjon në Korçë! Po u krijuan rrëmuja e aq më mirë vëllavrasje në Shqipëri, shqiptarët do të përçahen,vëmendja e opinionit do të largohet nga vjedhjet e Ramës dhe klanit të tij. Rëmuja, përçarja, trazirat dhe vëllavrasjet do të pengojnë futjen e Shqipërisë në Europë. Në qoftë se ata ia dalin ta shkëputin përfundimisht Shqipërinë nga Europa dhe ta lidhin me Rusinë e Azinë, si dikur në kohën e Komunizmit aq më mirë, në qoftë se jo do të kenë mundësi të arratisen e të kërkojnë azil në Serbi e Rusi duke marrë me vete milionat që kanë vjedhur”!
Nga ana tjetër si Bashkia e Korçës ashtu dhe Edi Rama na thonë se gjithshka që e bëjnë, e bëjnë për hir të paqes dhe mirkuptimit. Po kështu deklaron edhe Goran Bregoviç në koncertet e tij: Le ta këndojmë këtë këngë për hir të paqes, le të hidhemi në sulm për paqen:
“Kalashnikov, Bum! Bum!”
Çfarë të bëjmë, kujt ti besojmë?! Duam apo nuk duam na mbetet vetëm Zoti:
“ O Zot, Ti që je i vetmi i Drejtë dhe i Vërtetë, ti shikon gjithshka, vetëm ti gjykon drejt!
Në qoftë se Edi Rama dhe të gjithë ata pushtetarë e oligarkë që janë me të, janë të drejtë dhe planifikojnë të mirën, e mira i ndjektë dhe gjithë mallkimet që ju bëhen pa të drejtë ju kthefshin në bekime; por në qoftë se jo bëji o Zot e Atë Qiellor të pinë vetë kupën e helmit që kanë pregatitur kundër shqiptarëve e në veçanti kundër korçarëve në festën e birrës!
Psalmi 35: (i përshtatur)
- O Zot, përleshu me ata që përleshen me ne shqiptarët; lufto me ata që luftojnë kundër nesh.
- Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të na ndihmosh.
- Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që na përndjekin; thuaji shpirtit tonë: “Unë jam shpëtimi yt”.
- Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën tonë; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër nesh.
- U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
- Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
- Sepse pa pasur arsye na kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye na kanë hapur gropën.
- Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tonë.
- Atëherë shpirti ynë do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
- Të gjitha kockat e tona do të thonë: “O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?”.
Për Goran Bregoviçin lutemi që në qoftë se ai vërtet në zemër ka paqen, mësoje si të jetë instrument i paqes dhe paqja le ta ndjekë, po në qoftë se vjen me qëllim që të mbjellë vëllavrasjen, në qoftë se ai vjen me mision nga shteti e Kisha Ortodokse Serbe për të përçarë shqiptarët, veçanërisht shqiptarët Ortodoksë me Kosovarët, bëj që të bjerë në kokën e tij dhe atyre që fshihen pas tij e keqja që duan t’ia u sjellin të tjerëve.
Merrja zërin o Zot, mos e lejo që talenti i tij të bëhet instrument i përçarjes dhe vrasjes, u paralizoftë dhe mos këndoftë kurrë më!
Po ashtu lutem për Kishën Shtetërore Sërbe, për kishën Ortodokse të Serbisë. Në qoftë se ata janë të drejtë, në qoftë se ata thonë të vërtetën dhe i shërbejnë të mirës dhe përfaqësojnë Jezu Krishtin e Vërtetë e vërteta dhe e mira i ndjektë; por në qoftë se jo, në qoftë se Kisha Zyrtare e Serbisë ka mohuar Jezu Krishtin e vërtetë dhe është vënë në shërbim të njerëzve, u vu në shërbim të lakmisë ekspansioniste të monarive të Serbisë e Rusisë. Në qoftë se në vend t’i transmetojë popullit serb dritën e Jezu Krishtit i transmeton verbërinë e shovinizmit.
Në qoftë se ajo verbon e indoktrinon popullin e saj që të bëhen vrasës; lutemi të sjellish mbi këtë kishë një mallkim të dyfishtë sipas fjalës tënde në letrën e Apostullit Pal drejtuar Galateasve 1:
1. Çudieëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,
2. i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.
3. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.
4. Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.
Në emrin e Jezu Krishtit të Vërtetë. Amin!