Albspirit

Media/News/Publishing

“Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin”! Tifozët Kuq e Zi denoncojnë presionin policor: Po na shoqërojnë në komisariate

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozët Kuq e Zi, kanë denoncuar në faqen e tyre në facebook represionin policor që po u bëhet në prag të ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregovic, i cili do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Sipas tyre në të katër anët e vendit, dje dhe sot, dhjetëra përfaqësues e anëtarë të grupit janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës.

“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”.

Please follow and like us: