Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: In memoriam, At Pjetër Meshkalla (34)

BURRNESHAT SHKODRANE…

 

KJO ASHT DISHMITARIA SHEKULLORE…

Pikërisht ato ditë marsi të 1967, kur në Shkoder u rikthye prap frika si në vitet e para të ardhjes në drejtimin e shtetit shqiptar të komunistave vrastarë, po më ripërtrihej në mend ajo ngjarje, që para vitit 1954 ka ndodhë në shtëpinë e njenes prej këtyne Burrneshave jo të pakta në qytetin martir, një grueje shkodrane me brandavekë e me bohçe të bardhë, që nuk iu hoq gjithë jetën bashkë me at’ shami si futa mbi kryet e saj…
Ishte njena prej Atyne Nanave që rrëkaja e lotëve të Saj ende të pathamë kishte lá gurtë e Zallit të Kirit të pergjakun nga i biri!..
Besoj se shumë shkodranë të moshes sime i kujtojnë kaçubat e ferrave mbas murit të Rrëmajit, ku pikrisht aty shprazeshin në mengjes heret pa dalë drita mbi trupat e Rinisë trime të pafaj automatikët e vrastarve të Sigurimit të shtetit, aty ndizeshin nder kaçuba qirinjë e kandila në kujtim të Atyne të vramve…
Po a mbylleshin Ato të shkreta gra e plaka apo motra, në ato shtëpija mbasi ju vriteshin loçkat e zemres?! – Jo, jo…
Gjurmimet e Sigurimit të shtetit nuk kishin fund, mjaftonte një njeri i keq me ju krijue dyshime dhe, të ardhmen darka fillonte gjurmimi dhe kontrolli jo vetem i atyne shtëpijave, po edhe i atyne komshijve që komunikonin me ato fatzezë…
Vertetë që Ju vrane djelmët, po gjurmimet nuk ju ndanin…

Nder ato shtëpi ngjarjet tronditëse nuk kishin fund… Fillonin nder qytete e vazhdonin deri thellë në Malësi e katunde…
E pra, shumë prej Tyne edhe pse të mbetuna shkret e pa djelm në voter, vazhdonin me pritë të zezat tjera që i sillte Sigurimi…
Një ditë Sigurimi i Shtetit i kontrolloi edhe shtëpinë përdhese njenes prej këtyne Nanave fatzeza dhe, mbasi i dogj edhe një figure që i kishte mbetë e fshehun nën kllef të jestekut, figurën e Zojës së Shkodrës, me të cilën ngushllohej e flinte, njeni prej mizorëve katila u suell dhe e pyeti Nanen me futen e zezë n’kry: “Hë, plaké…fol, a ke më ndonjë gjë tjatër të fshehur?” Padër Meshkalla më pat tregue se si Ju përgjegj Ajo plaka Shkodrane mbasi u çue në kambë, i ngulë sytë njenes bishë që pyeti e i tha:
-“Po, kam edhe një gjâ që ju nuk keni si me ma marrë! – dhe mbasi vuni dorën në ballë ju tha pa u tutë: -“Kam edhe këté:
Në Emën të Atit e të Birit e të Shpirtit Shejtë e Ashtu kjoftë!”.
***
E pra.., Kjo Nanë Shkodrane… Sot, nuk ka monument…
E sa kishte Shkodra e Malsia e Veriut nga Këto Nana?!
Ah Rozafa ynë… Vetem Ti o Razafë.., i di të gjitha…
Nder muret Tua Ata Emna nuk fshihen kurrma!
Melbourne, 20 Gusht 2021.

Please follow and like us: